Kryeministri Edi Rama ndërsa flet për shërbimet thotë se ka ndodhur revolucioni digjital. Sipas Ranës dikur marrëdhënia ishte kalvar kontaktesh dhe vendosin drejtorët.
“Dikur marrëdhënia biznes shtet ishte kalvar kontaktesh. 300 vjet minuta në rradha e rradha të cilat i kemi kursyer përmes revolucionit digjital pa llogaritur paratë që janë kursuer. Vazhdojmë me biznesin, i gjithë cikli që i duhet në raport me shtetin. Dokumenta dokumenta dokumenta, ik kthehu ik kthehu hajde paguaj paguaj ndërkohë që sot flasim për dorëzim bilancesh vërtetime të ndryshme vulë elektronike veprime përmbarimore. Të gjitha këto sot janë klikime.
Një mal disa herë më lart se himalajet ndërkohë që asnjë letër të gjitha ato që kanë hyrë në proces. Sot edhe në derën e çdonjërit që ka një biznes të hyjë revolucioni digjital dhe të mos hyjnë më inspektorët dhe taborët e atyre që rëndojnë më keq dhe insistojnë për rryshfetin. Nuk është më drejtori x shefi Y dhe banda e tij e vockël që vendos se ku të shkojë ku të godasë dhe ku të harbojë por është truri elektronik që jep sinjale.Është punë voluminoze, vit për vit emër për emër familje për familje. Gjithçka tjhetër vjen pas digjitalizohet automatikisht”, tha Rama.


