Një grua, që prej vitesh e ka urryer trupin e saj për shkak të kilogarëmve të tepërta, e sheh veten ndryshe falë bashkëshortit.
Amalie Jennings nga Danimarka u shpërngul në Hertfordshire për të jetuar me bashkëshortin e saj anglez, Sean.
25-vjeçarja prej vitesh me radhë e ka urryer trupin e saj dhe madje ka dashur disa herë të lëndojë veten, por kjo tashmë ka ndryshuar.
Amalie ka mësuar ta respektojë trupin e saj dhe kjo falë dashurisë pa kushte që i ka dhënë Sean.
Tashmë që ajo vetë ndihet mirë me veten, e reja kërkon që të ndërgjegjësojë edhe personat e tjerë rreth asaj që quhet “fatphobia”, ose fobia për të shëndoshët.
Jennings shton:
Ka shumë fobi edhe në fushën mjekësore. Kjo më prek më shumë. Nuk ndihem më e sigurt të shkoj tek mjekët, sepse mund të shkosh me një krah të thyer dhe të thonë që duhet të nisësh të biesh në peshë.”