• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
‘Dijeni se po vrisni një burrë’/ Lexoni fjalët e fundit të njerëzve të famshëm
Home
Jetë

‘Dijeni se po vrisni një burrë’/ Lexoni fjalët e fundit të njerëzve të famshëm

7 January, 2018 Q.Autor Jetë

Çdo njeri para se të vdes thotë diçka, jep një porosi për dikë, ndonjë këshillë për familjarët, shpreh dashurinë, kërkon fajle apo edhe falë dikë, dhe ato mbeten kujtimet e fundit nga ta, transmeton gazetametro.net

Che Guevara pak para se ta vrisnin tha “Dijeni se po vrisnni një burrë”.Më poshtë ju sjellim disa nga fundet e të famshmeve dhe fjalët që thanë ata në ato momente:

Thomas Grasso

Pak përpara se të ekzekutohej me injeksion vdekjeprurës në Oklahoma në vitin 1995, vrasësi i dyfishtë shprehu pakënaqësinë me vaktin e fundit. Atij i shërbyen spageti me qofte, por nuk ishte nga lloji që do kishte dashur Grasso. “Nuk më dhanë SpaghettiOs. Më dhanë thjeshtë spaghetti. Dua që media ta dijë”.

Salvador Allende

Teksa ushtria i afrohej pallatit presidencial gjatë grushtit të shtetit në vitin 1973, presidenti i Kilit qëlloi veten me një pushkë AK-47, por jo përpara se të mbante fjalimin e fundit në radio. “Ecni përpara duke ditur që, herët a vonë do të hapen rrugë të reja, ku njerëz të lirë do të ndërtojnë një shoqëri më të mirë. Rroftë Kili! Rroftë populli! Rrofshin punëtorët!”

Ian Fleming

Autori i librave të James Bondit, në momentet e fundit të jetës, pati kohë t’u drejtohej personelit të ambulancës, që kishin ardhur me nxitim pas njoftimit për një atak fatal në zemër. “Më vjen keq që ju shqetësoj, shokë. Nuk e di se si ia bëni të vini kaq shpejt, me gjithë trafikun nëpër rrugë këto kohë”.

Malkolm X

“Vëllezër! Vëllezër, ju lutem! Kjo është një shtëpi e paqes!” Kur një përleshje e sajuar shpërtheu në audiencë, teksa ai po jepte një fjalim në Sallën e Ballove Audobon në vitin 1965, aktivisti afro-amerikan u përpoq që të qetësonte ata që dukej se po grindeshin. I shpërqendruar, u gjend përballë tre burrave me armë të cilët e qëlluan 15 herë. Vdiq në vend.

Che Guevara

Dokumenta të deklasifikuar nga grupi i Forcave Speciale të SHBA sugjerojnë se revolucionari argjentinasnë momentet e fundit tha: “Dijeni se po vrisni një burrë”. Por në biografinë e Che Guevarës me autor John Lee Anderson, thuhet se në momentet e fundit përballë ekzekutorit bolivian, ai tha: “Qëllomë, burracak. Do të vrasësh thjeshtë një njeri”.

Elisabeta I

Rrëfime të ndryshme dhe burime të ndryshme tregojnë variante të ndryshme të fjalëve të fundit të Mbretëreshës Virgjëreshë në vitin 1603. Ndërkohë që është e pamundur të kesh një përgjigje përfundimtare, nuk ka dyshime se cili prej supozimeve për fjalët e saj të fundit ishte më poetiku: kërkesa e saj për të “shkëmbyer gjithë zotërimet e mia, për një moment kohë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ja pse Dante Aligherit i iku "oreksi" kur u dashurua me Beatriçen
Previous article E RRALLË/ Vdes 9 vjeç pas një infeksioni të rëndë, ja çfarë zbulon familja pas 50 vitesh

Q.Autor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT