• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Dija është çelësi i suksesit”. Fjalët e një mësuesi përpara nxënësve të tij. Fantastike…
Home
Blog

“Dija është çelësi i suksesit”. Fjalët e një mësuesi përpara nxënësve të tij. Fantastike…

18 February, 2018 Redaktor2 Blog, Jetë

““Gjëja që kisha më tepër frikë në moshën tuaj, nuk ishte varfëria, por dështimi. Unë isha dështimi më i madh që njihja. Nuk kam ardhur për t’ju thënë se dështimi është i këndshëm, sepse ajo periudhë e jetës sime është e errët” ka thënë në fjalimin e mbajtur përpara studentëve Joanne Kathleen Rowling, autoria e serisë së famshme të librave “Harry Potter”.

Ju do të dështoni në diçka të caktuar në jetën tuaj; do të humbni; do të vuani; do të zhgënjeheni shumë në jetën tuaj. Mirëpo është shumë e thjeshtë të jesh në fund. Nuk ju duhet të përpiqeni aspak. Por a do të rrish përherë ashtu? Do të jesh përherë ai që të tjerët as i hedhin sytë? Sfidoje veten dhe dilja mbanë në jetë. Dija është çelësi i duhur. Edhe nëse përpiqeni dhe për pak kohë nuk shihni rezultatet që prisnit, vazhdoni të besoni. Suksesi i takon atyre që mundohen dita ditës. Çdo njohuri që ju merrni përditë, është një hap më afër suksesit tuaj.

Mos u lodhni. Mos hiqni dorë. Një ditë do t’ia dilni mbanë. Por nuk keni se si t’ia dilni mbanë, nëse hiqni dorë. Përpiquni dhe keni për të mësuar plot gjëra që nuk i dinit për veten tuaj. Do të mësoni se sa të zhvilluar e keni imagjinatën, se sa të fortë e keni vullnetin dhe se sa të madhe e keni dëshirën për të arritur më të mirën. Këto nuk janë fantazi. Këto janë rruga që juve do t’ju shtyjë drejt suksesit që dëshironi. Ju jeni më të mëdhenj se dështimet tuaja dhe më të fortë se vështirësitë tuaja. Nuk keni pse ecni në jetë si viktima. Ecni si modestë dhe kur të korrni sukses, ecni si fitimtarë. Por kujdes edhe nga krenaria, sepse kur ajo është e tepruar, ju rrëzon më shumë se dështimet.

Dua ta mbyll këtë fjalim me fjalët e të madhit Stephen Hawking “Ju jeni të gjithë të ndryshëm. Sado e keqe t’ju duket jeta juaj, ka gjithmonë diçka për të bërë që t’ia dalësh mbanë. Për aq kohë sa ka jetë, ka shpresë””. / Bota.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Armët më legjendare të historisë (FOTO)
Previous article ALFRED PEZA/ Konfuci dhe filozofia “turbullohu- kthjellohu” në Shqipëri

Redaktor2

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT