Një tjetër makinë është gjetur në flakë nga forcat e policisë këtë të premte pas automjetit të djegur të oficerit të policisë në Fushë Krujë.
Fjala kësaj here është për një mjet të tipit Benz, në pronësi të shtetasit me incialt A.D, 42 vjeç. Ndryshe nga rasti I Fushë Krujës ku dyshimet janë për zjarrvënie të qëlimshme, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan, makina ka qenë e parkuar kur ka marrë flakë.
Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje dhe dyshimet fjalin për një zjarr që ka ardhur për shkaqe aksidentale.
Nga veprimet e para hetimore të policisë, paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet të ketë qenë aksidentale.
Grupi hetimor, vijon hetimet dhe po punon për përcaktimin e saktë të shkaqeve të rënies së zjarrit.


