Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet.
Mësohet se zjarri ka rënë në një banesë të vjetër mes disa pallateve në rrugën ‘Margarita Tutulani’.
Në banesë jetonte një i moshuar, i cili fatmirësisht është shpëtuar nga fqinjët.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forca policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.