• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Diferenca në 4 qarqet e mëdha, lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill
Home
Politikë

Diferenca në 4 qarqet e mëdha, lakmuesi i disfatës së Lulzim Bashës në 25 prill

4 May, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Nga Ylli Pata

Për të matur peshën politike që një forcë politike ka në territorin kombëtar, baza është rezultati në qarqet kryesore dhe më të mëdha të vendit.

Zgjedhjet, përveç Tiranës, fitohen e humben në qarqet e tjera të mëdha në vend, që janë Durrësi, Elbasani, Fieri e Korça.

Kjo, pasi Shkodra e Vlora konsiderohen si bastione, njëra e PD e tjetra e PS-së, ndaj dhe shifrat e pjesës qëndrore në vend janë të rëndësishme.

Në katër këto qarqe, PD-ja e Lulzim Bashës ka humbur me një rezultat të thellë, që nis nga 10 mijë vota.

Pra kemi të bëjmë me një diferencë që nuk hyn tek logjika e kontestimit, apo e përpjekjes për të gjetur prova kontestimi.

E në fakt, përveç ndonjë ndryshimi të vogël, jemi sërish te niveli i zgjedhjeve të vitit 2017, ku opozita akuzoi mazhorancën se ka manipuluar me “banda”.

Në 25 prill në qarkun Durrës, socialistët kanë një diferencë 13493 vota, pra fiks 2 deputetë, sa është edhe ndarja.

Ky rezultat flet vetë, e jo vetëm nxjerr bllof 4 vjet politikë që tentuan te ndiznin Shqipërinë, por nxjerr edhe realitetin politik që ka prodhuar PD në Durrës, ku deri në ditën e zgjedhjeve u tha sikur situata është rrotë më rrotë.

Një panoramë edhe më theksuar del nëse shikon rezultatet e Elbasanit.

Aty është diferenca më e madhe e PS-së se në të gjitha qarqet e tjera qendrore: 28,346, pra 3 deputetë.

Në qarkun Fier, që gjithashtu është i madh, PS-ja ka një diferencë prej 26892 votave, e lajm këtu është rritja e votave të PD-së, si pasojë e mobilizimit të elektoratit çam.

Në qarkun Korçë, diferenca PS-PD është 10 mijë vota, pra një deputet.

Të vetmit qarqe ku PD ka fituar fuqishëm në vend është Shkodra, Kukësi dhe Lezha, ndërkohë që Dibra doli gati barazim.

Ky është një fakt politik që ndodh prej kohësh në vend, ndërkohë që po politikisht, Partia Socialiste dominon qytetet e mëdha që nga viti 2007.

Rezultati vjen hap pas hapi dhe me objektiva të përcaktuara, por edhe duke marrë fitore të vogla për të ardhur tek të mëdhatë.

Një vit më parë, PD thjesht e la fushën lirë në të gjitha bashkitë, e logjikisht nuk pritej të avanconte.

Nëse do të ndodhte kjo, do të duhet që të kishte një nivel të lartë si në përfaqësim, si në program, apo edhe në mënyrën e komunikimit.

Në të treja, Basha ishte në një nivel më të ulët sesa PS-ja.

Të sulmosh e të shash është gjëja më e thjeshtë; njerëzit duhet të binden për të votuar për ty, dhe jo të binden për të votuar kundër tjetrit.

Për këtë ka proverba pa fund…

Fier 26892

Elbasan 28346

Durrës 13493

Korça 10 mijë  / Tema

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 9 TROFE NË 10 SEZONET E FUNDIT/ “Mbreti” i titujve, mesfushori Vidal nuk ka festuar vetëm në vitin...
Previous article NDRYSHON LËKURË/ Juventus i habit të gjithë, lojtarët do të veshin sezonin e ardhshëm fanella…

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet Aktualitet

EKZEKUTIMI I ARTAN MYRTAJT/ Historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës Aktualitet

ATENTATI NË SARANDË/ Sapo ishte ulur për kafe në një lokal, 44-vjeçari tentoi t’i largohej me vrap autorëve, por u vra në mes të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT