• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIETAT/ Si përfituan 28 milionë lekë në dy muaj Berisha, Basha dhe Monika
Home
Politikë

DIETAT/ Si përfituan 28 milionë lekë në dy muaj Berisha, Basha dhe Monika

6 April, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Është zbardhur lista e përfitimeve financiare të ligjvënësve për muajin shkurt dhe bonuset e fundit shtetërore, që ish-deputetët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë përfituar nga buxheti i shtetit.

Për këtë muaj, Kuvendi është kujdesur që t’ua ndërpresë menjëherë trajtimet financiare ish-ligjvënësve demokratë që në momentin e depozitimit të dorëheqjeve në Kuvend. Ndërsa për muajin mars dhe prill, ish-deputetët e Kuvendit do të përfitojnë vetëm pagën e plotë, sipas ligjit për statusin e deputetit, ndërsa bonuset si shpenzime për karburant, hotele, dieta apo edhe rimbursim qiraje, nuk do të marrin.

Ajo që bie në sy nga përfitimet është pagesa e honorarëve për deputetët, që zyrtarisht janë të vetmit “punonjës” buxhetorë publikë, të cilët përfitojnë nga orët e punët jashtë orarit zyrtar, pasi pjesa tjetër e punonjësve publikë nuk e përfitojnë. Në listat zyrtare të publikuara nga Kuvendi bien në sy përfitimet e para që kanë marrë si deputetë ish-ministrat e kabinetit qeveritar ‘Rama’, ku për muajin janar këto shpërblime ishin tepër të vogla në krahasim me kolegët e tyre.

Kjo, pasi ata filluan të ushtronin mandatin e deputetit në mes të muajit janar, sepse më parë trajtoheshin financiarisht si ministra. Nga radhët e ish-deputetëve të PD-së bien në sy rimburismet e qirasë. Janë tre ish-deputetë, që merrnin rreth 30 mijë lekë në muaj për rimbursim qiraje.

Konkretisht, bëhet fjalë për Nard Ndokën, Izmira Ulqinakun dhe Nadire Meçorapajn. Këtë bonus e kanë shfrytëzuar edhe disa deputetë të PS-së, të cilët nuk kanë shtëpi në kryeqytet, si Pendavinj, Leka, Bushaj, Bode, Nasufi, Velaj, Harusha dhe Mesi. Kuvendi ka paguar edhe fjetjet në hotele për disa ligjvënës. Vilma Bello e PS-së ka përfituar 90 mijë lekë rimbursim për dy muajt e parë, ndërsa Tritan Shehu 3 mijë lekë.

Edhe ish-deputeti Xhemal Gjunkshi ka përfituar 18 mijë lekë nga rimbursimi i fjetjes në hotele. Për sa u përket pagave, Kuvendi u ka dhënë një rrogë të reduktuar deputetëve të PD-së, kjo për shkak të mosfrekuentimit të komisioneve apo seancave plenare në dy muajt e parë të vitit. Deputetët që kanë përfituar edhe dietat më të larta për muajin shkurt ishin Almira Xhembulla, e cila ka marrë rreth 140 mijë lekë dhe Dritan Bici, me 150 mijë lekë.

Nga kampi i opozitës, kryetari i PD-së ka përfituar rreth 37 mijë lekë bonuse, ndërsa Monika Kryemadhi ka përfituar më shumë, 40 mijë lekë. Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka marrë të njëjtën shumë parash si përfitime sa Basha.

Ndërsa kreu i Kuvendit ka përfituar rreth 54 mijë lekë vetëm për pjesëmarrjen në seanca plenare, pasi bonuset e tjera i përfiton nga Garda e Republikës. (Panorama)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAL MADRID-EIBAR/ "Los Blancos" barazojnë shifrat, shënon Benzema
Previous article LIVE/ Kastrioti-Kukësi, Drithërima në portën e Çekrezit. Shtylla shpëton skuadrën e Devollit

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy Aktualitet

DHUNA NË PROTESTË/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT