• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DIELLA”/ Rama: I gjithë procesi i Prokurimeve Publike do menaxhohet nga Inteligjenca, lehtësim për kompanitë
Home
Politikë

“DIELLA”/ Rama: I gjithë procesi i Prokurimeve Publike do menaxhohet nga Inteligjenca, lehtësim për kompanitë

23 September, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama “Shqipëria, Horizonti i ri” që mbahet në Vjenë, foli edhe për ministren Virtuale “Diella”. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se i gjithë procesi i prokurimeve publike do të menaxhohet nga Inteligjenca Artificiale. Kreu i qeverisë u shpreh se kompanitë nuk do të jetë më e nevojshme që të mbledhin dokumente për t’i dorëzuar kur kërkojnë të garojnë për të marrë një tender, po tashmë do të jetë Inteligjenca Artificiale që do t’i mbledhë të gjitha. Rama tha se kjo do të jetë një lehtësim për kompanitë, ndërsa theksoi se procesi do jetë i shpejtë dhe transparent.

“Përfshirja mjaft e madhe e qeverisë me teknologjitë e reja dhe inovacionin. Ka krijuar një paradoks në Shqipëri, që qeveria, ka ecur shumë më parë se sektori privat kur vjen fjala tek novacioni. Sot, e qysh prej disa vitesh për të qenë i sinqertë kemi hequr shërbimet fizike, zyrat e pritjeve dhe radhët e gjata të njerëzve. 95% e shërbimeve ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimit përmes telefonit të tyre celular. Është një ndryshim shumë i madh duke pasur parasysh edhe sa kërkues ishte sistemi i mëparshëm i ndërveprimit fizik dhe sa shumë korrupsion apo ryshfete kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi.

Ana e mirë, për t’iu kthyer Inteligjencës Artificiale është kapaciteti për të punuar mbi të dhënat, për t’iu shërbyer edhe më mirë qytetarëve. Ministrja mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, do t’iu shërbejë njerëzve në këtë platformë vetëm përmes kërkesave të thjeshta. Sot, njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin, duhet të shkojnë nga një rubrikë tek tjetra. Shumë shpejt do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale me zë, duke u thënë kam nevojë për këtë certifikatë, këtë dokument, këtë leje dhe ajo do tua ofrojë. Mjafton të kërkosh, më duhet kjo.

Kur vjen fjala te Prokurorimet është një hap mjaft i madha para dhe diçka krejt e re. Vetëm pak muaj më parë patëm një seminar të madh në Tiranë me përfaqësues të 16 vendeve të ndryshëm, që ndërvepruan me agjencinë tonë në novacionit lidhur me prokurimet publik dhe mundësinë për ta transformuar në një proces të bazuar në Inteligjencën Artificiale. Projekti ynë është i vetmi që ka qasje gjithëpërfshirëse, ka disa programe dhe mënyra të ndryshme për të përfshirë Inteligjencën Artificiale në Prokurimet publike, por vetëm në një pjesë të procesit. Është projekt ambicioz dhe po punojmë me Microsoft dhe shpresojmë shumë që do të realizohet se kemi punuar shumë për të pasur arkitekturën e duhur, në mënyrën që do nisë zbatimin, i gjithë procesi do administrohet nga Inteligjenca, do jetë i shpejtë, transparent dhe do jetë lehtësim për kompanitë, s’do mbledhin letra lart e poshtë e të bëjnë dosje të mëdha për të ofruar informacion që është shumë i kushtueshëm në kuptimin e kohës dhe kostos. Të shkruajnë emra, të hedhin interesin, çmimin dhe të presin”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NEGOCIATAT ME BE/ Rama: Përpara vitit 2030, do të kemi sovranitet të plotë energjetik
Previous article NISIN LËVIZJET NË MINISTRINË E SHËNDETËSISË/ Sala shkarkon nga detyra drejtorin e FSDKSh

s.autor

Postime të ngjashme

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT