• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Die Welt: Tirana, qyteti që po përjeton bum, atraksion turistik për njerëzit me shije
Home
Jetë

Die Welt: Tirana, qyteti që po përjeton bum, atraksion turistik për njerëzit me shije

1 May, 2018 k.autor Jetë

Gazeta me e madhe gjermane Die Welt, vazhdon serinë e saj të publikimeve për Shqipërinë në prag të hapjes së negociatave me BE, kësaj rradhe duke u fokusuar tek transformimi i Tiranës.

Nga Sascha Lehnartz Qendra e Tiranës është një kantier i madh pune. E pagëzuar me emrin e heroit kombëtar, “Sheshi Skënderbej” ishte para pak kohësh rrethrrotullimi më i madh i makinave në Ballkan. Tani po kthehet në një shëtitore për këmbësorët. Rrethohet nga disa ministri, fasadat e kuqerremta të të cilave po rinovohen.

Tonet mesdhetare të Tiranës Kryeministri i sotëm Rama nisi zbukurimin e Tiranës kur edhe ai ishte kryetar bashkie. Një nga masat e para që ndërmori artisti me përvojë ishte lyerja me bojra shumëngjyrëve të fasadave të pallateve.

Rezultati i dha qytetit një notë të theksuar befasuese mesdhetare. Puna e Ramës për transformimin e qytetit po vijon fuqishëm nga pasardhësi i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kujdes kur takon Veliajn, me “këshillojnë” ata që e njohin, përndryshe do të të vërë të mbjellësh ndonjë pemë, e ka me shumë qejf atë projekt. Kur mbërrita, zbulova se pemët e asaj dite i kish mbjellë që në mëngjes. Veliaj, 38 vjeçar, i veshur me një jelek prej djaloshi, brof në këmbë në zyrën e tij 100 m2, të mbushur me suvenire, dhuratë nga delegacionet, dhe modele dizajni arkitekture. Ngjan si kënd lodrash, ku vijnë me kërshëri fëmijët.

Një ditë më parë, Veliaj, së bashku me Kryeministrin, prezantuan planin për një Teatër të ri Kombëtar në qendër të qytetit. Ylli danez i arkitekturës Bjarke Ingels ka projektuar ndërtesën në disa etapa, që e transformojnë zonën me mjedise zyrash e shopping-u.

Thuajse si të gjitha projektet madhore të planifikuara në Tiranë, edhe ky projekt do të financohet nga partneriteti publik-privat, për të mos rënduar më tej buxhetin e shtetit. Kritikët, si FMN, janë skeptikë, sepse në të kaluarën ka munguar transparenca. Plani A: Gjermania Veliaj nuk ndalet. Disa dhjetra shkolla të reja tashmë po financohen sipas këtij modeli; janë projektuar nga arkitektë të njohur si italiani Stefano Boeri. Po për kritikat e FMN? “Puna e tyre është të analizojnë shifrat”, buzëqesh Veliaj, “puna ime është të kujdesem për njerëzit e qytetit”. Me idenë e buxheteve të FMN-së, ai mund të ndërtojë vetëm 1 shkollë në vit. Tirana ka nevojë për 45 shkolla të reja dhe qyteti është rritur në mënyrë të pabesueshme.

Çdo shqiptar në periferi të vendit aspiron si Plan A të shkojë në Gjermani. Nëse kjo nuk funksionon, Plani B është të zhvendosen në Tiranë.

“Me planin A kujdesuni ju, unë duhet të menaxhoj gjithë planet B”, bën shaka Veliaj me mikun gjerman. Në dy dekadat e fundit qyteti është rritur nga 300,000 në rreth 1 milionë, për shkak të eksodit nga zonat rurale. Ky trend nuk po ndalet! “Nëse ndjekim veç FMN, do duhen 45 vjet të kemi shkollat që na nevojiten”, thotë Veliaj. Ai nuk humbet kohë me procese të ngadalta për transformimin. Tani po punon për një sistem biçikletash me qera.

Një model na e tregon në zyrën e tij, nga i njëjti rrjet kinez, që ka mbushur tashmë të gjitha qytetet gjermane. “Do përpiqemi ta organizojmë akoma më mirë këtu”, thotë Veliaj, teksa na tregon një tjetër maket arkitekture. Është Piramida e ndërtuar në qendër të qytetit për diktatorin Enver Hoxha.

Fillimisht qe menduar si mazoleumi i tij, por nuk u arrit kurrë. Tani Veliaj do ta transformojë këtë rrënojë të regjimit më stalinist të lindjes, në një qendër digjitale për të rinjtë.

Teoria e zhvillimit të Veliajt vjen si një lloj ‘frog jump’ – kapërcim etapash. “Nëse je aq mbrapa sa kemi qenë ne, s’mund të ecësh ngadalë. Të duhet të kërcesh përpara, e t’i kalosh 2-3 faza përnjëherë

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FIFA zemërgjerë, dhuron 2 milionë dollarë për pesë kombëtare
Previous article As Barça dhe as Real, ja skuadra modeste që nuk pësoi gol për 583 minuta në La Liga

k.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT