• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DIBER/ Arrestohet 22 vjeçari, furnizonte shkollat me lëndë narkotike
Home
Breaking News

DIBER/ Arrestohet 22 vjeçari, furnizonte shkollat me lëndë narkotike

17 October, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 22 vjeçar , i shpallur në kërkim prej disa ditësh, i dyshuar si autor i kultivimit  dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.

Jorgen Muça, banues në njësinë Administrative Tomin, dyshohet se kishte  kultivuar bimë narkotike në numër të vogël dhe  lëndën narkotike  të prodhuar e shpërndante  në ambjentet e jashtme të shkollave dhe lokaleve.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. dhe me Prokurorinë  kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin për kontrollin e banesës dhe kapjen e këtij shtetasi.

“Si rezultat i operacionit efektivët e policisë me datë 10.10.2017, kanë ushtruar  kontroll në banesën e tij në njësinë Administrative Tomin-Dibër, ku në oborrin e banesës kanë gjetur të kultivuar një bimë e dyshuar narkotike, ndërsa gjatë kontrollit brenda banesës kanë konstatuar dhe sekuestruar  një sasi prej rreth 400 gramë lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe  një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike”.

Nga hetimet e kryera rezulton se autor i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Jorgen Muça, i cili  në momentin e kontrollit të banesës nga policia nuk ndodhej në banesë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim me datë 10.10.2017, ku u kap dhe u ndalua gjatë ditës së djeshme nga efektivët e policisë Dibër.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article iPhone X fsheh automatikisht njoftimet për personat e huaj
Previous article Me këta 3 meshkuj nuk ka një raport dashurie

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT