• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri! Një udhëtim magjik i kthjellët drejt thellësisë së shpirtit njerëzor
Home
Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri! Një udhëtim magjik i kthjellët drejt thellësisë së shpirtit njerëzor

11 June, 2025 s.autor Kulturë

Gazetari i njohur Alfred Peza rikthehet në vëmendjen e lexuesve me një tjetër vepër që premton të lërë gjurmë të thella, me romanin “Diamanti”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”. I ndërtuar me finesën e një rrëfimi që ndërthur realitetin me trillimin letrar, ky libër na fton në një udhëtim magjik drejt lëndinave të brendshme të shpirtit njerëzor, shkruan Bordo.

Në këtë roman të ri, Peza shpalos një univers ku realiteti ndërthuret mjeshtërisht me elementë të realizmit magjik, duke sjellë një histori që njëkohësisht frymëzon dhe sfidon. “Diamanti” nuk është thjesht një roman, por një metaforë e fuqishme për udhëtimin e jetës dhe transformimin që lind nga përballja me vështirësitë më të mëdha.

Personazhet ndjekin ëndrrën më të guximshme – përjetësinë – dhe janë të gatshëm të kalojnë përmes presionit të jashtëzakonshëm që e shndërron jetën e tyre në diçka të çmuar, si një diamant.  “Diamanti” është një roman që shkon përtej fjalëve dhe na kujton se shpeshherë, ajo që kërkojmë më larg, ndodhet më pranë se sa mund ta imagjinojmë.

Libri pritet të ngjallë interes të gjerë jo vetëm për stilin e veçantë të të shkruarit, por edhe për mesazhin e tij të thellë motivues. Për këdo që është në kërkim të një ndryshimi rrënjësor në jetë, “Diamanti” mund të jetë udhërrëfyesi i shumëpritur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E TRISHTË/ Ishte me pushime, 41-vjeçarja shqiptare ndërron jetë në një plazh në Tajlandë! Injoroi paralajmërimet... (EMRI)
Previous article U ZGJODH KRYEPESHKOP I SHQIPËRISË/ Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT