Merkatoja e janarit ofron shumë mundësi. Shpesh, klubet e mëdha vlerësojnë operacionet më interesante për sa i takon të rinjve premtues, diçka e zakonshme për Juventusin nën drejtimin e ish-drejtorit sportiv Marotta.
Tani që ai ka kaluar tek Inter-i, është duke vlerësuar transferimin e një talenti të ri francez: bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, mesfushor 18-vjeçar i Bordeaux, i cili u kërkua edhe qershorin e kaluar nga Piero Ausilio.
Me kontratën që i përfundon në qershor të 2020, Tchouameni është një mesfushor i fortë fizikisht dhe me cilësi të shkëlqyera, një alternativë interesante, që mund të merret në konsideratë për merkaton e janarit ose atë të qershorit, duke parë edhe gjendjen e kontratës së tij aktuale.
Verën e shkuar, Inter-i ishte gati për ta marrë francezin, por kërkesat e larta të Bordeaux bënë që gjithçka të prishej. Tani mund të përsëritet rasti i Karamoh, me një diamant të ri që mund të merret me një çmim të arsyeshëm, duke parë se rinovimi i kontratës me klubin e tij është kthyer në një çështje delikate.