Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në Paris se nisma për të hequr pengesat për lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është më domethënëse sesa tërheqja e njohjes së Kosovës.
I pyetur nëse kishte marrë mbështetje për “mini Schengenin” nga Macron dhe nëse ai priste të përballej me presione në lidhje me këtë iniciativë, Vuçiç u përgjigj se nuk do ta thërriste iniciativën me atë emër, megjithëse ajo tashmë ka hyrë në përdorim të përditshëm, pasi i bezdis disa njerëz, dhe për shkak të përcaktorit gjeografik të tij.
“Tërheqja e njohjeve së Kosovës na ndihmon të arrijmë pozicionin tonë taktik, i cili nuk do ndryshon, por marrëveshja e arritur në Ohër ndryshon të ardhme e të gjithëve dhe është thelbësore për të gjithë” – tha Vuçiç.
Ai tha gjithashtu se iniciativa do të kontribuojë në uljen e largimit të qytetarëve nga vendet përkatëse, dhe një përqindje më e madhe e atyre që janë larguar do të kthehen.
Vuçiç tha se ka shumë shumë shpresë për iniciativën e Ohrit dhe se ajo do të reduktojë papunësinë pasi profesionistët e fushave të ndryshme, mund të operojnë edhe jashtë vendit të tyre.
Projekti i Mini Shengenit ballkanik është kundërshtuar dje nga Kryeministri i projektuar i Kosovës, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili tha se iniciativa është një kurs i rrezikshëm duke aluduar për synimet e fshehta të Serbisë. Ai kërkoi nga Kryeministri Edi Rama që të mos nxitohet, ndërsa u shpreh se Tirana dhe Prishtina përpara se të marrin pjesë në samite duhet të konsultohen.


