• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Vuçiç analizon temat e nxehta, çfarë po planifikon në Kosovë?!
Home
Rajon

DIALOGU/ Vuçiç analizon temat e nxehta, çfarë po planifikon në Kosovë?!

25 December, 2018 F.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ftuar në një emisionin e mëngjesit në televizionin “TV Pink”  foli dhe analizoi tema të rëndësishme të aktualitetit, por si çështje më kryesore ishte përplasja mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai  u ndal edhe tek deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump, i cili deklaroi ditë më parë  se është koha për një marrëveshje historike mes të dyja vendeve. Presidenti serb theksoi faktin se nuk e ka kuptuar mirë porosinë që dha shefi i shtëpisë së bardhë për frazën “Jemi  afër përfundimit të dialogut”.

Krahas pikave dhe problemeve të tjera, Vuçiç ka shprehur edhe një dëshirë. Sipas tij, vitin e ardhshëm është koha për të shtuar lindjet tek serbët që jetojnë në Kosovë si strategji për të patur një të ardhme më të mirë.

“Për kompromis kërkohet shumë energji, mund të dëshirë, nuk jam i sigurt nëse dikush në Prishtinë është i gatshëm për këtë. Më së tepërmi më brengos fakti se më askush nuk dëshiron të flasë rreth kësaj, për taksat dhe problemet e tjera. Ato përdoren vetëm kur duhet të sulmohem unë ose Qeveria, edhe pse situata në Kosovë është gjithnjë e më e rëndë. Do të ndihmojnë në të gjitha mënyrat dhe do të mundohemi që vitin tjetër t’i rrisim lindjet në Kosovë në mënyrë që të kemi më shumë fëmijë dhe njerëzit atje të kenë të ardhme. Tri ditë njerëzit këtu flasin për Kosovën, pastaj diçka tjetër u bëhet më e rëndësishme. Por, populli ynë mund të mbështes në shtetin e tyre, Serbinë”, tha ai.

Gjithashtu ai pohoi se është i gatshëm të bisedojë me Kosovën, por më parë kjo e fundit sipas tij duhet të rishikojë vendimin për tarifat e vëna për mallrat serbe.

“Sa do që mund të jetë e dhimbshme, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Unë jam i gatshëm të jap të gjitha që kam arritur në politikë, edhe besimin që e kam fituar, sondazhet tregojnë se në dy muajt e fundit e kemi besimin më të madh se kurrë më parë. Por, jam i gatshëm që të gjitha këto t’i humb në mënyrë që të sigurojë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Haradinaj ka thënë se do të më rrëzojë deri te Shen Nikola. Unë i kuptoj dëshirat e tij dhe shumë të tjerëve. Shumëkujt në regjion nuk u intereson Serbia të jetë e fortë, në mënyrë që si më parë, ta shpalosin shumëkush, dhe në këtë formë të krijojnë shtete dhe kombet e tyre”, theksoi Vuçiç.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË NATËN E KRISHTLINDJEVE/ Kjo është letra emocionuese që Charlie Chaplin i dërgoi vajzës së tij
Previous article TJETER DIVORC TEK REAL MADRIDI/ Njeriu i 3 Champions drejt transferimit në...

F.autor

Postime të ngjashme

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT