Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i thotë Presidentit Hashim Thaçi se kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe se ai mund të korrigjojë vetëm mexhet e arave të veta.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderur,
Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.
Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.
Nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.