• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU mes palëve për personat e zhdukur, Borrell mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë
Home
Rajon

DIALOGU mes palëve për personat e zhdukur, Borrell mirëpret marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë

5 April, 2023 F.autor Rajon

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka konfirmuar të mërkurën se shefat negociatorë të Kosovës dhe Serbisë, kanë arritur pajtueshmëri më 4 prill për deklaratën për persona të pagjetur.

Në këtë nivel negociatash, Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell ka thënë se planifikohet që teksti i deklaratës për personat e pagjetur të miratohet në takimin e radhës të nivelit të lartë.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka folur para gazetarëve për takimin e 4 prillit.

 

 

“Si hap i parë, dhe në përputhje me aneksin, palët u pajtuan për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, i cili do të miratohet zyrtarisht nga liderët në takimin e nivelit të lartë, në kuadër të dialogut“, ka thënë ai.

“Është e qartë se ka nevojë për më shumë bisedime për të gjitha çështjet që janë në agjendë, prandaj palët u pajtuan se do të takohen përsëri së shpejti“, ka thënë mes tjerash zëdhënësi i BE-së.

Një ditë më parë, Bislimi ka thënë se takimi i nivelit të lartë – mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç – do të mund të zhvillohet më 22 prill.

Mirëpo, Borrrell nuk ka përmendur ndonjë datë.

“Kosova dhe Serbia janë zotuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit. BE-ja pret që të dyja vendet të zbatojnë obligimet dhe të nisin sa më shpejt zbatimin. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përmbushja e zotimeve përkthehet në përparim drejt rrugës së tyre evropiane”, ka thënë mes tjerash Borrell.

Kurti dhe Vuçiç janë pajtuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve më 27 shkurt dhe për planin e zbatimit më 18 mars.

Ndonëse ato nuk i kanë nënshkruar dokumentet, BE-ja ka thënë se marrëveshjet janë ligjërisht obliguese.

Marrëveshja me 11 nene, e bërë publike më 27 shkurt, nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve,

Në të përfshihet edhe marrëveshja për personat e pagjetur.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000.

Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1,600 persona.

Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "MESNATA"/ Lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
Previous article SHERR PËR EMRAT E…/ Reçi përballë avokatëve të Berishës e Dervishajt, çfarë ndodhi plot 6 orë në SPAK

F.autor

Postime të ngjashme

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT