• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË/ Albin Kurti: Do ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje
Home
Politikë

DIALOGU MES KOSOVËS DHE SERBISË/ Albin Kurti: Do ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje

13 February, 2020 Delo.autor Politikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar vizitën e fundit që bëri në Tiranë.

Ai tha se vizitën e parë e bëri në Prekaz, qyteti i parë që vizitoi ishte Mitrovica dhe shteti i parë, Shqipëria. Kurti konfirmoi se shumë shpejt do vizitojë Gjermaninë, pas ftesës që ka marrë nga Kancelarja, Angela Merkel.

Këto deklarime ai i bëri në Rubikon, teksa ka folur edhe për hapat që ka ndërmarrë në këto 10 ditë.

Albin Kurti, ka folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka ngecur qe kur Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj asokohe, vuri tarifë ndaj mallrave serbe.

Kurti ka thënë se si shef i ekzekutivit të vendit, do ta udhëheqë palën kosovare në bisedimet me palën serbe, në përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për paqe.

Ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me zyrtarët serbë, pavarësisht nëse Beogradi zyrtar kërkon apo jo falje për gjenocidin në Kosovë.

“Do të ulem në tavolinë me serbët, edhe pa na kërkuar falje”, ka deklaruar Kurti në KTV, të mërkurën.

Kurti po ashtu ka thënë se ka mundur të takohet në të kaluarën me zyrtarët e lartë serbë, por takimet nuk kanë ndodhur, për shkak se “ata nuk kanë ardhur”.

Ai ka kujtuar se në një tryezë të organizuar nga Instituti Lindje-Perëndim, e mbajtur në fillim të muajit dhjetor, është dashur të jetë në panel me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, por ajo nuk shkoi të merrte pjesë.

Kurti ka treguar se edhe një përballje me Aleksandar Vuçiçin ka dështuar, për shkak të presidentit serb.

“Është dashur të jemi në darkë pune me zyrtarë të lartë amerikanë e gjermanë, në Berlin… por presidenti serb nuk erdhi. Ishte në Moskë”, ka thënë Kurti.

“Unë kam shprehur moti gatishmëri (për takim), janë ata që s’kanë ardhur”, ka deklaruar kryeministri kosovar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NBA/ Lakers fiton duelin e kreut me Denver, humbje surprizë e Milwaukee
Previous article MAZHORANCA I HOQI BETIMIN GJYQTARËVE/ Reagon Presidenca: Mungesë serioziteti dhe panik. Pasdite Meta do të flasë për Krye KÇK-në

Delo.autor

Postime të ngjashme

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt' Breaking News

FJALA E PLOTË/ Edi Rama në OKB: Makineria e Inteligjencës Artificiale do të bindet, pyetja është 'kujt'

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim... Breaking News

"KENI DËGJUAR PËR REVOLUCIONIN E FLAMINGOVE?" Rama flet në OKB për protestën në Tiranë: Zemërimi u shndërrua në mobilizim...

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët... Breaking News

NIS FJALIMIN NË ASAMBLENË E OKB-së/ Rama: Jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT