• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME SERBINË/ Veseli: Të mos merremi me njëri-tjetrin por të merremi me…
Home
Rajon

DIALOGU ME SERBINË/ Veseli: Të mos merremi me njëri-tjetrin por të merremi me…

2 January, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova në vitin 2018, pavarësisht prej sfidave që ka pasur, ka shënuar përparim.

Në intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se po bëhen reforma të thella në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë dhe në atë të ekonomisë.

“Nëse e marrim në tërësinë e saj, Kosova në të gjitha fushat ka shënuar përparim. Natyrisht, kemi edhe sfida të cilat duhet t’i adresojmë në mënyrë të duhur”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se sfidë për Kosovën do të jetë Gjykata Speciale por, sipas tij, nga kjo sfidë Kosova do të dalë edhe më e fuqishme.
Veseli e ka ftuar spektrin politik të flasë me një zë për fazën finale të dialogut me Serbinë.
Ai thotë se në këtë proces partitë duhet të përballen me Serbinë e jo me njëra-tjetrën.

“Është mbarëvajtje e takimeve që do të mbahen në Bruksel, në fazën finale të dialogut. Ne jemi të vendosur që si shtet i pavarur dhe sovran ta përçojmë mesazhin e qytetarëve tanë në këtë proces se Kosova synon të ketë një marrëveshje me Serbinë, e cila nuk është as më shumë e as më pak sesa Kosova shtet i pavarur dhe sovran dhe që me territorin e saj të njihet nga shteti i Serbisë dhe që Kosova ta fitojë vendin në OKB”.

Ndërsa në pyetjen se pse, me gjithë ftesën e bërë nga ai, dy partitë më të mëdha opozitare, LDK-ja dhe LV-ja, nuk ishin pjesë e një takimi, Veseli ka thënë se është në përgjegjësinë e tyre.

“Por, të gjithë duhet ta dinë se si pozita ashtu edhe opozita kanë përgjegjësi institucionale kushtetuese ndaj qytetarëve dhe ndaj vendit. Secili duhet t’i marrë këto përgjegjësi. Ikja nga përgjegjësia është papërgjegjësi. Abuzimi me të vërtetën dhe manipulimi për qëllime elektorale mund t’i ndëshkojë partitë pikërisht për këtë fakt. Ne të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. Me vetë faktin se në këtë proces përballë do ta kemi Serbinë, ne nuk duhet ta kemi përballë njëri-tjetrin. Spektri politik duhet të jetë unik kur bëhet fjalë për interesat kombëtare të Kosovës sepse çdo formë tjetër e veprimit është kundër interesit të Kosovës”, ka thënë ndër tjerash Veseli.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E ZBULOI MË NË FUND/ Krusita e pranon që është në një lidhje dhe ai është…
Previous article Çfarë do t’i ndodhë Tokës në 100 vitet e ardhshme?

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT