• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME SERBINË/ Hoti: Në një muaj rikthyem mbështetjen për njohjen reciproke, marrëveshja do i japë Kosovës atë që i takon
Home
Uncategorized

DIALOGU ME SERBINË/ Hoti: Në një muaj rikthyem mbështetjen për njohjen reciproke, marrëveshja do i japë Kosovës atë që i takon

18 July, 2020 Delo.autor Uncategorized

Pas takimit të Brukselit, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka bërë të qartë se qeveria e tij në 1 muaj qeverisje arriti që të rikthejë mbështetjen e të gjithëve, kryesisht SHBA dhe BE për njohjen reciproke.

Sipas Hotit, rashë koha e politikës izoluese dhe frikës ka marrë fund dhe marrëveshja me Serbinë do i japë Kosovës atë që i takon.

Në fakt, Hoti gjatë takimit në Bruksel tha se marrëveshja me Serbinë është në hapat e fundit të finalizimit teksa nuk dihet ende se çfarë do të përmbajë ajo pasi Hoti ka parashtruar kërkesat apo ultimatumet, por nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Vuçiç nuk i pranon të gjitha.

STATUSI NGA AVDULLAH HOTI

Askush nuk duhet të trazohet nga normaliteti që po ndërtojmë, sepse është edhe në të mirën e tyre.

Për një muaj, ne e rikthyem Kosovën aty ku e ka vendin, përkrah miqve tanë ndërkombëtarë. Nga një raport i lënduar me BE dhe SHBA, tani kemi mbështetje nga të gjithë për cakun e dialogut, që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

Për një muaj, ne hoqëm nga çdo diskutim temën e integritetit territorial të Kosovës, të cilën më nuk e përmend kush.

Me vendosmëri e guxim, ne e evituam rrugën qorre dhe qasjen izoluese dhe morëm përgjegjësitë shtetërore në dialog. Këtë e bëmë pa hezitim pasi udhëhiqemi nga parimi i ruajtjes së integritetit territorial dhe unitaritetit të shtetit, si dhe nga respektimi i plotë i kushtetutshmërisë.

Kjo është qasja jonë në dialog, që është legjitime dhe e vetme. Koha e politikës izoluese dhe e frikës për t’u përballur është tashmë pas nesh.

Parimet e qarta dhe sinqeriteti ynë përballë partnerëve ndërkombëtarë po na mundësojnë ecjen tonë krah tyre dhe po na sigurojnë garancinë për proces dialogues në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kjo do të jetë një marrëveshje që Kosovës i jep atë që i takon, të qenurit e barabartë dhe e integruar në familjen e madhe euroatlantike. Për këtë ka nevojë populli i Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E AVOKATIT TË ÇAPJAVE NË ELBASAN/ Pamjet e ekzekutorit të Ravik Gurrës dhe makinës me të cilën largohet (VIDEO)
Previous article FJALIMI/ "Ky proces do të vulosë njëherë e përgjithmonë rolin historik të UÇK-së"

Delo.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT