• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Thaçi thotë se ka biseduar me Trumpin, përmend korrigjimin e kufirit
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Thaçi thotë se ka biseduar me Trumpin, përmend korrigjimin e kufirit

26 September, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se ka zhvilluar në Nju-Jork një bisedë me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Përveç me Trumpin, me të cilin ka realizuar edhe një fotografi, Thaçi ka thënë se ka biseduar edhe me zyrtarë të administratës së tij, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo; ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell; dhe ambasadoren e SHBA’së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley.

Sipas Thaçit, i cili ndodhet në SHBA, me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump i ka thënë se “Kosova është vend i mrekullueshëm, me një popull të mrekullueshëm, që meriton të lëvizë më shpejt përpara”.

Trump “e ndjen dhe e njeh problematikën e Kosovës”, ka theksuar Thaçi në një intervistë për Radiotelevizionin e Kosovës.

Trump dhe zyrtarët e administratës së tij kanë shprehur “një mbështetje të fuqishme për Kosovën”, ka thënë presidenti i Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Administrata e presidentit Trump mbështet fuqishëm Kosovën, rrugëtimin më të shpejt në NATO dhe BE”, ka theksuar ai.

“E çmon shumë miqësinë e përjetshme të qytetarëve të Kosovës me SHBA’në… Në të njëjtën kohë vlerëson lartë punën që po bëhet edhe në situata jo të lehta, kritike”, ka thënë Thaçi.

Zyrtarët e administratës Trump kanë vlerësuar, sipas Thaçit, se “Kosova është në drejtimin e duhur dhe po merr përgjegjësitë e veta”.

Administrata Trump “mbështet dialogun Kosovën-Serbi, arritjen e një marrëveshjeje historike, që nënkupton njohjen reciproke Kosovë-Serbi”, ka thënë Thaçi.

“SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndër shekullore mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gënjeu se nuk ka fëmijë/ Miss-i humb kurorën (FOTO)
Previous article MERO BAZE/ “Babale 3” dhe sfida e Prokurorisë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT