• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Taksa për mallrat serbe, “ZBUTET” presidenti Vuçiç
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Taksa për mallrat serbe, “ZBUTET” presidenti Vuçiç

24 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Gjithçka filloi me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e një tarife 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjë që bëri të ‘nxehen’ edhe më shumë raportet Kosovë-Serbi.

Ky vendim, ndikoi që të mos ketë takim trilateral në Bruksel në mes të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij serb Aleksandër Vuçiç dhe Përfaqësueses së Lartë të Be-së, Frederica Mogherini. Vuçiç pas takimit në Bruksel me Mogherinin për mediat kishte thënë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut ndërmjet dy shteteve derisa Kosova të mos e tërheq vendimin për taksën 10 për qindëshe, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk u kthye mbrapa, shkruan lajmi.net Votimi në INTERPOL për anëtarësimin e Kosovës ishte një pike tjetër e nxehjes së situatës. Serbia kishte bërë dhe po vazhdonte përsëri fushatë të egër tek vende të ndryshme që të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në Policinë Ndërkombëtare, dhe ia doli, Kosova nuk arriti të siguronte votat për tu bërë anëtare e INTERPOL-it.

Kjo ndikoi edhe më tepër në nxehjen e marrëdhënieve ndërmjet shteteve dhe Qeveria e Kosovës morri vendim për rritje të taksës në 100 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kjo ngjalli reagime të mëdha të liderëve serbë por edhe të përfaqësuesve të Bashkimit Europian e madje Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini, kërkoi tërheqje të menjëhershme të taksës, gjë e cila përsëri nuk e ndikoi Qeverinë e Kosovës.

Kushti i Kosovës për heqjen e taksës është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, gjë të cilën e mohojnë me çdo kusht liderët serb. Vuçiç, ditën e vendosjes së taksës, doli mjaftë i nervozuar dhe me deklarata të fuqishme, ai tha se Serbia po përgatitet për një betejë të gjatë dhe të vrazhdë me Kosovën, sepse pavarësinë e Kosovës, nuk do ta pranoj Serbia në asnjë formë. Një ditë pas vendosjes së taksës, Vuçiç theksoi në një prononcim se nuk do të ketë vazhdim të dialogut nëse Kosova nuk e heq tarifën 100 për qind për produktet serbe.

“Nëse Kosova e heq tarifën, atëherë ne mund të vazhdojmë dialogun”, u shpreh Vuçiç, duke u ankuar se kjo tarifë po i dëmton shumë serbët e Kosovës. Mirëpo, Vuçiç siç duket nuk po i qëndron mbrapa deklaratave të tij. Ai mbrëmë, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që pati me Qeverinë e Serbisë, doli në një prononcim për media me një deklaratë më të butë. Vuçiç tha se Kosova duhet të ulë taksën në 10 për qind dhe atëherë ne mund të diskutojmë çfarëdo teme që Kosova dëshiron të diskutojë. “Le të ulin taksën në 10 për qind, dhe ne do të bisedojmë çfarëdo që dëshironi”, tha Vuçiç pas takimit. Por, Qeveria e Kosovës ende po vazhdon të qëndroj mbrapa vendimit për rritje në 100 për qind të taksës, madje me kërkesë të MTI-së, po largohen nga të gjitha marketet produktet me përmbajtje “Kosovë dhe Metohi”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, brenda 3 ditëve të fundit, doli me deklarata të ndryshme, duke i ulur kërkesat e Serbisë karshi tarifës dhe duke e ‘zbutur’ diskursin kundrejt Kosovës. Ndërkohë që mediat në Bosnje kanë raportuar se nga kjo masë tarifore atje mund të humben 10,000 vende të punës, sonte presidenti serb, Vuçiç e pranoi publikisht se kjo tarifë e dëmton rënd ekonominë e Serbisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEXY SI MOTRA/ Zaira Nara në gjurmët e motrës së saj, Wandas (FOTO)
Previous article "SHKUNDET VERIU I SHQIPËRISË"/ Ja sa ballë dhe ku ishte epiqendra e goditjes (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit Rajon

MOMENTE PANIKU NË GREQI/ Defekti në motor shkakton thyerjen e dritares së avionit

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion Rajon

ZJARR PRANË BIZNESEVE NË GREQI/ 6 të plagosur, dy në gjendje kritike. Helikopterë dhe dhjetëra zjarrfikës në operacion

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde Rajon

KOSOVË/ Kryeministri Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT