Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ishte i befasuar nga deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, se në Bruksel kishte filluar nënshkrimi i marrëveshjes përfundimtare dhe se askush nga zyrtarët e BE-së nuk e mohoi këtë reagim. Vuçiç tha se presionet ndaj Serbisë, për të pranuar pavarësinë e Kosovës do të jenë gjithnjë e më të mëdha.
I pyetur pse bashkësia ndërkombëtare injoron temën e të shpërngulurve serbë, presidenti Vuçiç u shpreh se që nga Kongresi i Berlinit ka shetet që kanë punuar për të shpërbërë Serbinë dhe trungun etnik të saj
Ne-tha Vuçiç- do të përballemi me presione të shumta sepse Serbia është në një udhëkryq, jo vetëm gjeografik, por edhe një vend ku përplasen interesa të ndryshme politike të fuqive të mëdha dhe vendeve nga rajoni
Sipas presidentit, politika e Serbisë është të ruajë paqen dhe stabilitetin për qytetarët e saj dhe tërë rajonin, dhe kjo është arsyeja pse ne kemi pranuar që në thelb të marrim pjesë në dialogun e sponsorizuar nga BE për marrëdhëniet tona me Prishtinën, në mënyrë që të zgjidhim problemet shekullore në interesin më të mirë të serbëve dhe shqiptarëve


