• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Flet ambasadori amerikan, Delawi: Në Bruksel mund të flitet për territore
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Flet ambasadori amerikan, Delawi: Në Bruksel mund të flitet për territore

19 July, 2018 g.autor Rajon

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, nuk ka dashur të flasë nëse ndonjë ndryshim i territorit apo ndarje e Kosovës, si zgjidhje përfundimtare e marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes të dyja palëve, sërish mund të dalë në tavolinë. Diplomati nuk e konsideronte këtë opsion si zgjidhje, ndërsa zgjodhi që mos të përgjigjet për këtë çështje.

“Nuk do të flas për atë se çka një element i ujdisë përfundimtare mund të jetë. Nuk do të flas se kush mendoj se do të duhej t’i prijë këtij diskutimi në Bruksel. Nuk do të flas për gjërat apo hollësitë se në kë sallë duhet të ndodhë kjo apo për trajtën e tryezës. E veçanërisht, nëse i paraprijmë diskutimit që duhet vërtetë të ndodhë këtu dhe që duhet të ketë pjesëmarrje më të madhe nga partitë politike kosovare. Të gjithë duhet të hyjnë në lojë dhe të flasin për këto gjëra”, ka thënë Delawie.

Ambasadori Delawie gjithashtu ka folur për largimet e serbëve nga FSK-ja, duke i quajtur për keqardhje kërcënimet që iu bëhen pjesëtarëve serbë.

“Mendoj se është për të ardhur keq që ka pasur trysni të jashtme në pjesëtarët serbë të FSK-së. Këta njerëz po përpiqen t’i shërbejnë vendit të tyre; po përpiqen t’i shërbejnë komunitetit të tyre dhe kjo trysnia e jashtme, shantazhi, kërcënimet, ngacmimi i familjeve kur e kalojnë kufirin kanë qenë shumë negative për komunitetin e serbëve të Kosovës. Është për keqardhje. Në një shoqëri me të drejta të njeriut si Kosova, ju do të duhej të keni mundësi ta zgjidhni punën tuaj dhe mendoj se kjo është një lloj ndërhyrjeje në të drejtat e njeriut të këtyre personave. Jam shumë solidar me ta përballë trysnisë së cilës i janë nënshtruar këta pjesëtarë të FSK-së”, ka thënë ai.

E kërkesën opozitare për zgjedhje të reja, Delawie e konsideroi si humbje kohe. Ai theksoi se përderisa nuk janë 61 vota për ta rrëzuar qeverinë, atëherë më mirë do të ishte që partitë të përqendrohen se çka mund të bëjnë për ta bërë Kosovën vend më të mirë për të gjithë njerëzit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GËZUAN TË GJITHË/ Kualifikimi i Laçit, reagon presidenti i FSHF-së (FOTO)
Previous article JO VETË TOLISSO/ Bayern Munich siguron edhe një tjetër kampion bote

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT