Si kryetar i Kryesisë së OSBE, Rama nga Këshilli i Atlantikut e ka krahasuar marrëdhënien Kosovë- Serbi me atë Ukrainë- Rusi.
Ndryshe nga Kosova e cila ka refuzuar disa herë të ulet në tryezën e Shengenit Ballkanik për shkak të pranisë së Vuçiç. Sipas Ramës dialogu i dy vendeve duhet të vijojë, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë të njohë sa më shpejt Kosovën.
“Jam personi perfekt për njerëzit që nuk kuptojnë se nuk mund të ndërtosh paqe me të njëjtat instrumente me të cilat ke luftuar për liri. Ajo që po bëjmë janë bisedimet dhe se sa e rëndësishme është të krijohet Shengeni Ballkanik. Çfarë dreqin duhet të mendosh se pse nuk kuptojnë që të lësh gjërat të shkojnë mirë është mirë për të gjithë. Grenell ka ngulmuar për heqjen e taskës mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo po na përgatit për të qenë anëtarë të denjë të BE-së.
Ne nuk mund të shkojmë askund nëse shohim se çfarë ka ndodhur në të shkuarën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë përpara. Serbia duhet të njohë Kosovën sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të punojmë së bashku. Për këtë nuk biem dakord të gjithë por kjo nuk është një arsye për të ngrirë asgjë. Edhe Ukraina me Rusinë janë në luftë por presidentët e dy vendeve ulen së bashku, si mund të shmangin ata bisedimet”, tha Rama.


