• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

3 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiçit për propozimin e BE-së
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiçit për propozimin e BE-së

24 January, 2023 bora.autor Rajon

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili flet për rrugën që çon  përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.  Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç në Bruksel. Borrell i është referuar deklarimit të Vuçiçit, ku sipas tij nësë nuk e pranon planin e BE-së, Serbia do të përballet me bllokim në integrim evropian, ndalim të investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse, në kuptimin politik dhe ekonomik.

Presidenti serb ka thënë, po ashtu, se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara është një mundësi të re për negociata me Serbinë. Propozimi i BE-së, i njohur në publik edhe si plani franko-gjerman, u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike. Sipas BE-së, Borrell ka kërkuar sërish që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive te propozimi i BE-së.

Daçiç u informua në mënyrë pozitive për paraqitjen publike të presidentit Vuçiç për këtë çështje gjatë ditës së djeshme. AI më tej theksoi rëndësinë që të dyja palët të implementojnë në tërësi të gjitha obligimet e mbetura nga dialogu, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën. Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni një etnik. Borrell është thënë te ketë biseduar me shefin e diplomacisë serbe edhe për rëndësinë e përshtatjes së politikës së jashtme të Serbisë, me atë të BE-së, pas luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Daçiç, në anën tjetër, është cituar të ketë thënë se qëndrimet e Serbisë rreth kësaj çështjeje kanë të bëjnë me interesat e Serbisë dhe mbështetjen e Rusisë në Kombet e Bashkuara sa i përket Kosovës.

“Unë përsërita se nuk është fjala për gjykim vlerash kur është fjala për atë që ndodh në Ukrainë, për raportet mes Rusisë dhe Ukrainës, por është fjala për reflektimin që ka kjo çështje në integritetin dhe sovranitetin tonë territorial dhe pozitës sonë në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, më saktësisht raporteve tona me vendet që mbështesin qëndrimin tonë kur është fjala për Kosovën në OKB. Mes tjerash një prej këtyre shteteve është Rusia“, është cituar të ketë thënë Daçiç në Bruksel.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREKËSE! Rrëfimi tronditës i Enit: Babai dhunonte nënën! Pas divorcit, u kërkova të bashkoheshin, por…
Previous article “BISEDË E MIRË…”/ Ambasadorja e BE-së takon Altin Dumanin: Mbështesim një SPAK të pavarur dhe efektiv

bora.autor

Postime të ngjashme

KAOS DHE PËRLESHJE NË SERBI/ Opozita i sulet Vuçiç: Nuk heqim dorë nga Kosova Rajon

KAOS DHE PËRLESHJE NË SERBI/ Opozita i sulet Vuçiç: Nuk heqim dorë nga Kosova

DEKLARATA e Vuçiç: Perëndimorët kërcënuan me pasoja nëse nuk nënshkruajmë marrëveshje me Kosovën Rajon

DEKLARATA e Vuçiç: Perëndimorët kërcënuan me pasoja nëse nuk nënshkruajmë marrëveshje me Kosovën

U SHPALLËN FAJTORË PËR TRE AKUZA/ Gjykata e Hagës ul dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK Rajon

U SHPALLËN FAJTORË PËR TRE AKUZA/ Gjykata e Hagës ul dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT