• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç vazhdojnë sot takimin në Bruksel për…
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiç vazhdojnë sot takimin në Bruksel për…

16 July, 2020 s.autor Rajon

Në Bruksel vazhdon sot dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Është ky takimi i parë i drejtpërdrejtë i përfaqësuesve të të dyja palëve qysh në fund të vitit 2018.

Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa Serbinë presidenti Aleksandër Vuçiç.

Bisedimet do ndërmjetësohen nga shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Hoti dhe Vuçiç, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë biseduar gjithashtu edhe më 12 korrik përmes një video-konference.

Pas asaj bisede, Hoti ka thënë se dialogu nuk ka alternativë dhe se vetëm përmes dialogut mund të zgjidhen çështjet me Serbinë.

Dialogu është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Qeveria e atëhershme e Kosovës prodhimeve të importuara nga Serbia.

Taksa më vonë është zëvendësuar me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr me ardhjen e Hotit në pushtet, për të mundësuar, siç është thënë, vazhdimin e dialogut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS SHERRI PËR NJË VAJZË GJATË NATËS NË "BLLOK"/ Plagosje me armë zjarri. Arrestohet Rois Babasi, djali i ish-deputetit të PD-së (FOTO)
Previous article E DETYRUESHME NË AMBIENTET E MBYLLURA/ Manastirliu publikon VIDEON: Ja rregullat që duhet të ndiqni për vendosjen, përdorimin dhe heqjen e maskave

s.autor

Postime të ngjashme

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes Rajon

"BOTA TË MOS HARROJË"/ Masakra e Srebrenicës, mijëra vetë nisin Marshimin e Paqes

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re Rajon

FUNDI I BETEJËS LIGJORE PËR ZGJEDHJET/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT