• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Këshilli i Evropës cakton gjermanin Peter Beyer raportues për Kosovën
Home
Rajon

DIALOGU/ Këshilli i Evropës cakton gjermanin Peter Beyer raportues për Kosovën

15 November, 2019 k.autor Rajon

Komiteti për Çështje Politike i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka emëruar gjermanin, Peter Beyer, si raportues për situatën në Kosovë.

Peter Beyer është deputet i parlamentit gjerman, dhe i takon partisë demokristiane të kancelares, Angela Merkel.

Kosova mirëpret zgjedhjen e Beyer-it

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mirëpritur zgjedhjen e ligjëvënsit gjerman, Peter Beyer si raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, duke uruar që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë.

“Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota.
Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”.

Kundërshtimet ndaj senatorit rus

I interesuar për këtë pozitë ka qenë edhe delegati rus në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksei Kondratev.

Mirëpo, paralajmërimet për mundësinë e emërimit të tij, kishin ngjallur reagime të shumta në Kosovë, për shkak të, siç ishte thënë, veprimeve të tij të mëparshme “duke shkelur të drejtat themelore të njeriut” dhe paragjykimet ekstreme ndaj Kosovës

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behgjet Pacolli paralajmëroi se Kosova do të refuzojë të bashkëpunojë me senatorin rus.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministri në qeverinë në largim të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shkruar në Twitter se Këshilli i Evropës është vënë para dilemës që të zgjedh në mes të një ish-spiuni rus ose një anëtari të respektuar të Bundestagut që të jetë raportues për Kosovën.

Ndërkohë, më shumë se 40 organizata të shoqërisë civile në Kosovë kanë përkrahur letrën e dërguar Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje që të parandalojnë përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare, Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën.

Këshilli i Evropës është një organizatë ndërkombëtare, qëllimi i së cilës është të mbështesë të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në kontinentin e Evropës./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Prokuroria e Fierit zvarrit hetimin për aksidentin me vdekje: Nuk gjejmë dot zetor!
Previous article BREXIT/ Bruksel, BE ndërmerr veprim juridik kundër Britanisë së Madhe

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT