• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ John Bolton zbarkon në Beograd e në Prishtinë
Home
Rajon

DIALOGU/ John Bolton zbarkon në Beograd e në Prishtinë

6 August, 2019 Lubjana.autor Rajon

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton së shpejti mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën.

Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton deri në fund të gushtit, ose në fillim të shtatorit, mund ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën, shkruan portali serb “Blic”.

Në të njëjtën kohë, “Blic” raporton se SHBA do të niset për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe lëvizjes së dialogut nga pika e vdekur, transmeton lajmi.net.

A do të realizohet kjo vizitë e rëndësishme, varet edhe nëse Kosova do ta heq taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, thonë burime diplomatike për “Blic”.

Në përputhje me këtë, paralajmërohet angazhim agresiv diplomatik që mund të sjellë heqjen e taksës. “Nëse ekzistojnë garanci për heqjen e taksës, Bolton do të vijë për vizitë.

Përndryshe, vizita e tij është pak e besueshme, sepse nuk dëshiron të jetë i pasuksesshëm. Për shkak se situata me taksën aktualisht nuk është e sigurt, as vizita nuk është e konfirmuar”, thonë burime të “Blic”.

Blic gjithashtu shkruan se “Bolton, në deklaratën e tij se Amerika nuk përjashton korrigjimet territoriale, e vendosi historinë e demarkacionit një vit më parë si një zgjidhje të mundshme për nyjen e Kosovës, por gjithashtu shënoi praktikisht ndryshimin e politikës së Washingtonit drejt ndryshimit të kufijve në Ballkan”.

Për këtë arsye një vizitë e tij do të kishte rëndësi të madhe, ndaj nëse realizohet, ajo mund të paraqesë hapa konkret për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFRIME TË SHUMTA NË MERKATON E VERËS/ Ja si ndryshon formacioni i Milan për sezonin e ri (FOTO)
Previous article "AVIONË TË MBUSHUR ME DROGË"/ "Blofi" i rradhës i Berishës, amerikanët stërvitje... (FOTOT)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT