• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Haradinaj: Në tavolinat e bisedimeve me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve
Home
Rajon

DIALOGU/ Haradinaj: Në tavolinat e bisedimeve me Serbinë nuk do të negociohet shkëmbimi i territoreve

26 December, 2018 F.autor Rajon

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e thirrur nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me qëllim që të koordinohen veprimet e përbashkëta si dhe për ndërtimin e koncensusit nacional për fazën finale të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Pjesë e takimit ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe bashkëkryesuesi i dialogut, Shpend Ahmeti.

Për këtë qëllim, Haradinaj, tha se mirëpret çdo ide dhe sugjerim rreth dialogut Kosovë – Serbi, por asnjëherë, në tavolinat e bisedimeve nuk do të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve.

Qeveria e vendit, me qëllim që Ekipi Negociator të vihet në korniza ligjore, ka miratuar projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror si dhe ka sponsorizuar hartimin e draft-marrëveshjes, Librin e Madh me shumë kapituj, që është shkruar nga ekspertët e Qeverisë, duke e pajisur ekipin negociator të vendit me një materie të gjallë, gjithëpërfshirëse dhe të hapur.

Liderët institucionalë po ashtu thanë se do të zhvillohen edhe takime të tjera dhe se të gjithë duhet të bashkohen rreth këtij procesi, i cili do të jetë transparent për qytetarët rreth asaj se çfarë do të bisedohet mes Kosovës dhe Serbisë në fazën finale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U RIBASHKUA ME FAMILJEN/ Lirohet gruaja e rrëmbyer në vitet 1980
Previous article NË PRAG TË SFIDËS NDAJ NAPOLIT/ De Vrij flet për të jashtëzakonshmin e Interit dhe efektin "SAN SIRO"

F.autor

Postime të ngjashme

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë Rajon

SKANDAL NË SERBI/ Arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi Rajon

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË SERBI/ Përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale Rajon

VUÇIÇ DREJT ARRESTIMIT? Avokati: Shkelje të shumta ligjore, në pritje të ndjekjes penale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT