• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Daçiç: S’është kompromis që ta njohim Kosovën në tërë territorin
Home
Rajon

DIALOGU/ Daçiç: S’është kompromis që ta njohim Kosovën në tërë territorin

24 June, 2019 enxhi.autor Rajon

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se zgjidhja e kompromisit për çështjen e Kosovës nuk mund të nënkuptojë që Serbia të pranojë pavarësinë e Kosovës në tërë territorin e saj.

“Për ne tani është e rëndësishme që të gjejmë një zgjidhje kompromisi. Kjo zgjidhje nuk mund të bëhet me detyrim, që Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur në tërë territorin e saj. Ky nuk mund të jetë kompromis”, tha Daçiç në një konferencë për media të hënën në Beograd, transmetojnë mediat serbe.

Ai tha se Serbia nuk paraqet asnjë pengesë për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, porse kërkon të hiqet taksa 100% që Kosova u ka vënë prodhimeve të importuara nga Serbia.

Dialogu midis palëve është ndërprerë prej se Kosova e ka marrë vendimin për këtë taksë në nëntor të vitit të kaluar. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia nuk e njeh Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se dialogu me Kosovën nuk mund të vazhdojë pa u hequr kjo taksë. Idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për normalizimin e marrëdhënieve, e kanë përmendur më herët edhe udhëheqësit e Kosovës, edhe ata të Serbisë.

Javën e kaluar, u anulua një takim midis përfaqësuesve të të dyja vendeve, i planifikuar të mbahet më 1 korrik në Paris. Takimi i paralajmëruar ka qenë nismë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Është e paqartë nëse ky takim do të mbahet në ndonjë datë të mëvonshme, ndërkohë që normalizimi i marrëdhënieve mbetet kusht si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA ME "DEMAT" NË CHAMPIONS/ Klubi Qarabag arrin akordin me ish-sulmuesin e Serie A...
Previous article ARRITI FITOREN ME GOLEADË NDAJ PERUSË NË "COPA AMERICA"/ Trajneri i Brazilit: Do të bëhemi të frikshëm...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT