• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Ambasadat e 5 shteteve i bën thirrje Kosovës e Serbisë, çfarë po u kërkohet
Home
Rajon

DIALOGU/ Ambasadat e 5 shteteve i bën thirrje Kosovës e Serbisë, çfarë po u kërkohet

14 August, 2019 k.autor Rajon

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it i kërkojnë Kosovës heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë, kurse nga Serbia kërkojnë ndërprerjen e fushatës kundër Kosovës për heqjen e njohjeve.

39516944_303

Ambasadat e vendeve më të indutrializuara në Kosovë, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë të rinisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve dhe të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që do të kontribuonte edhe në stabilizimin e rajonit. Vendet e QUINT-it kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që të shmangin çdo veprim që pengon arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

“Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të bashkuara në qëllimin për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme dhe ligjërisht detyruese që i kontribuon stabilitetit rajonal”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Të mbyllen konfliktet e viteve 90-të në emër të së ardhmes

Sipas ambasadave perëndimore gjendja e status quo-së e pengon përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe thjesht ajo nuk është e qëndrueshme. Në deklaratë kërkohet që të përmbyllen konfliktet e viteve 90-të dhe të ofrohet një e ardhme e sigurt dhe e begatshme për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë duke negociuar në mirëbesim një marrëveshje që mund ta mbështesin të dy palët.

“I bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë të rifillojnë dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe kërkojmë nga të dy palët të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, e cila është e nevojshme për të dy vendet për të arritur integrim më të madh euro-atlantik dhe përfitimet përcjellëse”, thuhet në deklaratë.

Kosovo Parlamentsgebäude (DW/B. Shehu)

“Ne jemi të gatshëm të forcojmë rolin tonë në këtë proces në përkrahje të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, por mund ta bëjmë një gjë të tillë vetëm, kur ju të jepni shenja të gatishmërisë për kompromis, për heqjen e pengesave dhe rifillimin e bisedimeve. Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për heqjen e njohjeve kundër Kosovës”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Kosova para zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kosova dhe Serbia ka disa muaj që kanë ndërprerë dialogun. Aktiviteti diplomatik i Serbisë kundër Kosovës dhe si kundërpërgjigje e kësaj, vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë, janë dy faktorët që bënë që të ndërpritet ky dialog. Shkak i këtyre zhvillimeve u anulua edhe takimi i Parisit (vazhdimësi e Samitit të Berlinit), që duhej të mbahej me (01.07) në Paris dhe ku do të flitej vetëm për mundësinë e arritjes së një marrëveshje Kosovë-Serbi që do të përmirësonte raportet ndërmjet dy vendeve.

Kosova në këtë fazë po përgatitet për të hyrë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj. E për datën 22 gusht kryesia e Parlamentit të Kosovës ka vendosur që të mbahet një seancë për shpërndarjen e parlamentit të Kosovës. Pas kësaj, zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare duhet të mbahen më së largu 45 ditë pas shpalljes së tyre./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I NXEHTI PËRVËLUES/ ISHP 11 këshilla: Orët kur s’duhet të dilni jashtë, vishni…
Previous article TRONDITËSE/ 61-vjeçarja sjell në jetë fëmijën e nipit të saj gay pas 10 vitesh në menopauz (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT