• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ ​Vuçiç: Serbia e Kosova janë “kilometra larg” një marrëveshjeje
Home
Rajon

DIALOGU/ ​Vuçiç: Serbia e Kosova janë “kilometra larg” një marrëveshjeje

12 November, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Kosovën se po “rrezikon bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal”, duke i rritur taksat ndaj mallrave serbe.

Një dialog ndërmjet dy ish-armiqve ka ngecur prej disa muajsh dhe lëvizja më e fundit e Prishtinës ilustron tensionet e vazhdueshme, dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, raporton AFP.

Lufta e viteve 1998-99 ndërmjet forcave të Beogradit dhe shqiptarëve pro-pavarësisë i ka marrë jetën më shumë se 13.000 personave, kujton agjencia franceze e lajmeve.

Vendimi i Kosovës, i marrë këtë javë, për të rritur për 10 për qind taksën ndaj Serbisë, përbën “shkelje të marrëveshjeve të arritura dhe rrezikon bashkëpunimin dhe stabilitetin rajonal”, citohet të ketë thënë Vuçiç në një komunikatë të lëshuar nga zyra e tij.

Komunikata e presidentit serb është lëshuar pas takimit të tij me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në Paris, në kuadër të shërbimeve përkujtimore për 100-vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore.

Vendimi i Prishtinës, si masë hakmarrëse ndaj ofensivës së vazhdueshme diplomatike të Serbisë për t’i bindur shtetet që t’i tërheqin njohjet e pavarësisë së Kosovës, ka ngjallur kritika edhe nga Bashkimi Evropian, shkruan AFP.

Kosova thotë se pavarësia e saj nga Serbia, e shpallur më 2008, njihet nga rreth 115 vende. Por, Serbia pretendon se ka arritur t’i bindë një duzinë shtetesh që ta çnjohin ish-provincën e saj, thekson agjencia franceze e lajmeve.

Kosova dhe Serbia janë “kilometra larg arritjes së një marrëveshjeje”, citohet t’u ketë thënë Vuçiç gazetarëve serbë në Paris, nga transmetuesi publik serb, RTS.
Vuçiç ka deklaruar se nuk e ka kuptuar fare vendimin e Prishtinës për të rritur taksën ndaj vendit të tij.

Me eksporte të përvitshme prej 400 milionë eurosh, Serbia është partnerja më e madhe rajonale tregtare e Kosovës, kujton AFP.

“Kur ke të bësh me njerëz që po e bëjnë një gjë të tillë, të bëhet e qartë se duhet të kesh frikë se çfarë mund të bëjnë ata më vonë”, është shprehur shefi i shtetit serb.
“Jam tejet i tmerruar për të ardhmen, sepse nuk e di se çfarë mund të bëjnë ato koka”, është shprehur Vuçiç.

Një tjetër mosmarrëveshje ndërmjet dy palëve është vendimi i Kosovës për të krijuar ushtrinë e saj, shkruan AFP, duke shtuar se kështu ka pohuar për agjencinë vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjithashtu ka thënë se është takuar me Merkelin në Francë.

Ky vendim ka ngjallur reagime nga minoriteti serb në Kosovë, por edhe nga Serbia, kujton AFP.
NATO-ja, e cila udhëheq një forcë ushtarake që garanton sigurinë në Kosovë, gjithashtu ka shprehur rezerva serioze, shkruan agjencia franceze e lajmeve.

Serbia, dhe aleatja e saj kryesore, Rusia, refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës me shumicë shqiptare, përfundon AFP.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MËSONI DJEMA/ Këto janë 5 pozicione seksi që gratë i urrejnë
Previous article E PABESUESHME/ Ja si ndryshon tabela e rënditjes pas humbjes së Barcelonës

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë Rajon

"KOSOVA ËSHTË PJESË E SERBISË"/ Mesazhi i Vuçiç për ushtrinë! Sulmon edhe aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT