• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHURO NJË PEMË”/ Qytetarët i bashkohen nismës për Tiranën e gjelbër. Apeli i Veliajt
Home
Sociale

“DHURO NJË PEMË”/ Qytetarët i bashkohen nismës për Tiranën e gjelbër. Apeli i Veliajt

6 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

“I zgjodha për të zbukuruar qytetin, edhe si kujtim i gjyshit për nipërit”. Petrit Përnaska është njëri nga gjyshërit e Tiranës që vendosi t’u bëjë një dhuratë të veçantë dy nipërve dhe mbesës së tij. Ai dhe familja e tij iu bashkuan fushatës së Bashkisë së Tiranës për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, duke mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, pas Amfiteatrit.

lali

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjeti rastin të ftojë qytetarët që të shfrytëzojnë festat e 7-8 Marsit për të lënë gjurmë në qytet. “Jam shumë i lumtur sot që i’u bashkova Petrit Përnaskës, me dy nipa dhe një mbesë, i cili dhuroi pemë për qytetin sepse gjyshërit realisht mendojnë se e ardhmja e këtij qyteti është për nipat dhe mbesat e tyre, ndaj janë të parët të interesuar të kontribuojnë. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, ashtu si gjysh Petriti bëri sot, për nipat, për mbesat, për fëmijët e tyre, për ditën e nënës, për ditën e mësueses, për ditën e verës, sebepe ka plot, por arsyeja është një: qyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe të kemi një mjedis ku gjenerata e djemve dhe vajzave të këtij qyteti të rriten shëndetshëm”, tha ai.

lali1

Kryebashkiaku theksoi se brezi i sotëm nuk duhet të përsërisë gabimet e së shkuarës, ndërsa vlerësoi faktin se tani që bashkia është fuqia që po e promovon këtë transformim të qytetit, kjo nismë ka gjetur përkrahjen edhe të qytetarëve. “Gabimet që janë bërë nga gjeneratat e mëparshme nuk ka asnjë arsye pse të paguhen nga gjenerata pas, as tymi, pas plehrat, as ndotja, as zaptimi. Tani që bashkia është fuqia që po e promovon këtë transformim të qytetit, jemi jashtëzakonisht të lumtur që përtej stafit tonë, ka pafund njerëz të mirë si Petriti dhe të tjerë, që çdo ditë na bashkohen me një kontribut konkret”, deklaroi Veliaj.

lali2

Ai shprehu bindjen se deri në prill, kur do të mbyllet kjo fushatë edhe për këtë vit, kryeqytetit do t’i jenë shtuar edhe 100 mijë pemë të reja, duke zgjeruar sipërfaqen e gjelbër e duke përmirësuar cilësinë e jetës. “Mezi pres që deri në prill kur të mbarojmë këtë fushatë 100-mijëshe të pemëve, të kemi mundësi të gëzojmë sa më shumë familje, që kujtimet e fëmijërisë së të vegjëlve të qytetit të lidhen me këto pika dhe këto rrënjë që janë hedhur në qytet”, theksoi Veliaj.

Edhe familja Shehu dhe Veizaj u bënë pjesë e këtij aksioni duke kontribuar për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet. Shumë qytetarë të Tiranës po zgjedhin që për raste të veçanta, si ditëlindje apo përvjetorë, të mbjellin pemë për qytetin. Kryeqytetasit janë sensibilizuar duke u bërë fëmijëve të tyre dhurata të veçanta, siç është edhe mbjellja e pemëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U ZBULUA/ Arsyeja e vërtetë përse Arbana Osmani do të largohej nga “Top Channel” është Renato Mekolli
Previous article KONTRATAT LOBUESE TË PD-s/ Prokuroria konfirmon: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital Aktualitet

BILANCI I PROTESTËS NË TIRANË/ 11 të lënduar, mes tyre 3 të mitur! Edhe efektivë policie e kalimtarë në spital

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju! Aktualitet

FOTOLAJM/ “Ky është fundi”, të rinjtë mesazhe për politikën: Nuk duam të ikim, ikni ju!

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë Aktualitet

TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit sulmojnë me gurë efektivët, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT