• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
DHURIMI I USHQIMEVE DO PËRJASHTOHET NGA TAKSA/ Sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat
Home
Ekonomi

DHURIMI I USHQIMEVE DO PËRJASHTOHET NGA TAKSA/ Sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

19 December, 2025 s.autor Ekonomi

Produktet ushqimore me afërsi date skadence në vend trajtohen me dy forma: ose lihen të skadojnë dhe nxirren jashtë përdorimi pa paguar taksa ose nëse dhurohen paguhen taksa.

Një situatë e tillë favorizon më shumë biznesin që ta lerë atë të skadojë duke mos nxitur kështu dhurimin e për rrjedhojë të krijohen më shumë mbetje ushqimore. Në Programin Kombëtar për Parandalimin e Krijimit të Mbetjeve sjell në vëmendje këtë aspekt duke nënvizuar se një ndërhyrje ligjore për lehtësimin e dhurimit të ushqimit mund të kishte efekt pozitiv.

“Praktika aktuale tregon se për shkak të TVSH-së shpesh është më e lirë për bizneset të hedhin ushqimin sesa ta rishpërndajnë atë.

Në përputhje me qëllimin e DKM-së së re të BE-së, për reduktimin e mbetjeve ushqimore dhe për mbështetjen e objektivit të rishpërndarjes së ushqimit të tepërt për konsum njerëzor, do të aplikohet ndryshimi i ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar ashtu edhe ligjit për tatimin mbi të ardhurat, me qëllim përjashtimin e dhurimeve të ushqimit nga TVSH-ja dhe tatimi mbi të ardhurat.

Dhurimi i ushqimit në pikat sociale, është pjesë e objektivave për reduktimin e ushqimit prej 30% në nivelin e shitjes me pakicë, të parashikuara deri në vitin 2035” thuhet të dokument.
I njëjti sjell në vëmendje se vende të ndryshme të Bashkimit Europian për të inkurajuar dhurimin e ushqimit kanë investuar në një sërë aspektesh si:

Rregulloret detyruese: Duke kërkuar dhurimin e ushqimit të pashitur nga supermarketet, sektorit të kateringut dhe mikpritjes.
Elementet ligjore: Duke minimizuar rreziqet ligjore dhe përgjegjësinë për dhurimet e ushqimit, aty ku është e mundur.
Stimujt ekonomikë: Duke përjashtuar nga taksat ushqimin e dhuruar.
Mekanizma organizativë: Nëpërmjet ngritjes së grupeve sektorialë të punës për dhurimin e ushqimit, për lehtësimin dhe inkurajimin e dhurimit të ushqimit në Shqipëri si dhe kryerjen e një studimi mbi pengesat e mundshme ligjore dhe dhurimet ushqimore që kryhen aktualisht.
Ngritjen e kapaciteteve: Organizimi i trajnimeve mbi dhurimet e ushqimit, për punonjësit në sektorët e industrisë ushqimore shitjes me pakicë dhe shërbimit të ushqimit (p.sh. hotele, restorante dhe kafene).
“Banka e Ushqimit në Shqipëri është pjesë e Federatës Evropiane të Bankave të Ushqimit. Kjo iu jep bizneseve mundësinë e bashkëpunimit me Bankën e Ushqimit duke mundësuar shpërndarjen në sasi të ushqimit tek njerëzit në nevojë.

Këto qasje ndihmojnë në devijimin e ushqimit të konsumueshëm nga asgjësimi në landfill dhe të përdoren. Megjithatë, aktualisht, Shqipëria nuk ka një kuadër ligjor dhe rregullator të posaçëm për nxitjen e dhurimeve të ushqimit” thuhet në program./Monitor.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON GREVË URIE/ Berisha: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës
Previous article KËRKESA E SPAK PËR ARRESTIMIN E BALLUKUT/ “Mbledhja e Këshillit të Mandateve të jetë e hapur!’, debate të ashpra mes PS dhe opozitës

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT