• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHURIMI I GJAKUT NË TIRANË/ Një tjetër institucion publik pjesë e nismës. Veliaj: Do ta kthejmë në mision
Home
Sociale

DHURIMI I GJAKUT NË TIRANË/ Një tjetër institucion publik pjesë e nismës. Veliaj: Do ta kthejmë në mision

22 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Punonjësit e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i bashkohen thirrjes së Aleancës për Dhurimin Gjakut, duke u sensibilizuar me institucionet e tjera të Bashkisë së Tiranës, të cilat gjatë verës dhuruan gjak për të sëmurët talasemikë dhe personat e tjerë në nevojë. Kryebashkiaku Erion Veliaj falenderoi të gjithë punonjësit e AMK-së, që iu bashkuan thirrjes për dhurimin e gjakut dhe shtoi se kontributi i tyre dhe i gjithë kolegëve të tjerë të bashkisë ka bërë të mundur që, edhe gjatë verës kur ndjehet më shumë problematika e mungesës së gjakut, të mos ketë më një problem të tillë.

“U jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve të Bashkisë së Tiranës, sot Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët gjatë gjithë verës, pavarësisht periudhës së lejeve, jo vetëm që s’kanë lënë mangët asnjë punë në Tiranë dhe siç e shikoni është hapur çdo kantier në qytet, por ajo që është më e rëndësishme, kanë qenë të parët për të dhuruar gjak. Nga statistikat që na u ofruan nga Kryqi i Kuq me rritjen 250% të dhurimeve të gjakut gjatë sezonit të verës falë kontributit të Bashkisë Tiranës, është fakt se kemi kaluar me sukses një nga sfidat që tipikisht ndodhin çdo verë, ku prej largimit të pushuesve kemi pasur ulje të dhurimeve dhe kemi pasur shumë problematika kryesisht nga aksidentet, nga të sëmurët me talasemi dhe ata që kanë nevojë për gjak”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se kjo fazë emergjente e dhurimit të gjakut duhet të vazhdojë me angazhimin e të gjitha institucioneve, për ta kthyer në një traditë të përhershme. “Besoj se për këtë fazë të emergjencës Bashkia e Tiranës e ka kryer misionin e saj dhe kemi kaluar një verë realisht të menaxhuar mirë, me këtë frymë solidariteti. Tani do të kalojmë nga një fazë emergjente, në një fazë rutinë ku çdo institucion i bashkisë, në mënyrë kalendarike, 1 herë në 3-4 muaj, të dhurojë gjak; pra, të kalojmë nga zgjidhja e emergjente në një situatë ku edhe mund të parashikojmë se cilat do të jenë volumet e gjakut të dhuruar”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj deklaroi se çdo punë, çdo investim i bërë nga bashkia, është i rëndësishëm, por në çdo rast aseti më i rëndësishëm janë njerëzit. “Në një qytet është shumë e rëndësishme të kemi asfalt, ndriçim, pemë, trotuare, por aseti më i madh janë njerëzit dhe kur Bashkia e Tiranës e merr seriozisht këtë, sigurisht që do të bëjë mirë edhe punët e tjera. Kështu që, u jam pafundësisht mirënjohës të gjithë kolegëve që iu përgjigjën kësaj thirrje dhe mezi pres që të vazhdojmë të jemi institucioni numër një, shembullor si në çdo punë tjetër, edhe në këtë drejtim”, përfundoi ai.

Drejtoresha e AMK-së, Rudina Hoxha theksoi se ky institucion e ka kthyer tashmë në traditë dhurimin e gjakut. “Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit i është përgjigjur thirrjes sot, ndërkohë si institucion tashmë e kemi kthyer në traditë. Është e hera e dytë që ky institucion dhuron gjak. Dua të them që vihet re një sensibilizim nga të gjithë punonjësit dhe realisht e kanë kuptuar që dhënia e gjakut shpëton një jetë”, tha ajo.

Përfaqësuesja e Kryqit të Kuq falenderoi Bashkinë e Tiranës dhe institucionet në varësi të saj që u bënë pjesë e Aleancës për Dhurimin e Gjakut. Kjo nismë, tha ajo, ka ndikuar fort në promovimin e dhurimit vullnetar të gjakut, në rritjen e dhuruesve vullnetarë të gjakut dhe për pasojë edhe në plotësimin e nevojave të gjakut në këtë periudhë vere, kur nevojat janë të shumta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me 10 veshjet që duhet të keni në vjeshtë (FOTO)
Previous article SHKËPUTJA E ENERGJISË ELEKRIKE/ OSHEE: Orikumi mbeti pa drita për faj të bizneseve

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza Aktualitet

TRAGJIKE NË PLAZHIN E TALES/ MBYTEN 2 vajza

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT