• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Dhuratat e shtrenjta e të çuditshme që VIP-at i bënë njëri-tjetrit për festa
Home
Showbiz

Dhuratat e shtrenjta e të çuditshme që VIP-at i bënë njëri-tjetrit për festa

23 December, 2017 k.autor Lifestyle, Showbiz

Sa më shumë para të kesh, dhurata aq më të shtrenjta do bësh. Fiks si VIP-at. Ndonjëherë ata i bëjnë edhe të çuditshme, që ende mbahen mend. Je në fundjavë dhe meqë ke ende kohë për të bërë dhuratat e festave, merre ndonjë ide. Këta të jashtmit e kanë parë botën me sy më parë se ne dhe çoç dinë më shumë.

Ja për shembull, ku ka dhuratë më të mirë se sa një rrotë djathi e madhe? John Legend ia bleu një gruas për të festuar 2015-ën. Të kishte për gjithë vitin për t`ia hedhur makaronave.

Kthehemi pas, kur Justin Bieber ishte 17 vjeç. Ai prenotoi një lokal për vete dhe Selenën. Me kosto zero, sepse është VIP. Ama nëse do ta kishe prenotuar ti, do të të kushtonte 475 mijë dollarë. E me kaq para ti mund të kishe blerë nja 5 shtëpi të mira në Shqipëri. Po histori tjetër kjo. Kaq nuk shpenzon dot, e mbase as një lokal nuk e zë dot të gjithin për vete, por të paktën prenoto dy bileta dhe mere mikun më të mirë pas orës 12-të për të festuar në një nga lokalet e zonës ku jeton.

Ke një shoqe të fiksuar pas biçikletave? Ylli i “Friends” Courteney Cox i bleu Jennifer Aniston-it një biçikletë me një stol jo të zakonshëm. Ai ishte Chanel dhe kushtonte plot 12 mijë dollarë.

“Ajo është princesha ime dhe meriton më të mirën edhe kur është në tualet”, tha Ben Affleck njëherë e një kohë kur ishte bashkë me Jennifer Lopez. Për këtë arsye i bleu një kapak WC-je të mbushur me xhevahirë që kushtoi plot 105 mijë dollarë.

Angelina Jolie, për të festuar përvjetorin e martesës i dhuroi Brad Pitt-it makinën origjinale të shkrimit të përdorur nga Hemingway. Po ç`e donte Brad atë? Mbase bën koleksione. 250 mijë dollarë shpenzoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUXHETI 2018/ LSI-së i rrjedhin edhe 4 vota në Durrës. Reagon ashpër këshilltari: Nuk e kuptojmë pse…
Previous article Nëse doni të bëni për vete një femër, ky është komplimenti që duhet ti bëni

k.autor

Postime të ngjashme

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm Gossip

U LIDHËN NË BIG BROTHER VIP/ Selin dhe Gimbo hedhin hapin e rëndësishëm

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT