Zbardhet për dy ditë grabitja e ndodhur në një banesë në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku nën ushtrimin e dhunës me leva e mjete të forta ndaj anëtarëve të familjes, dy persona arritën të vjedhin 2 milion lekë të vjetra në një banesë.
Policia e Fierit ka ndaluar sot 2 autorët e dyshuar të vjedhjes me dhunë dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin tjetër. Të ndaluarit janë Klejdi Saliaj vjeç, banues në Panahor dhe Arbër Muçaj banues në Panahor, të dy të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.
AlpeNews.al ka siguruar foton e dy skifterave të cilët dhunuan familjen në Mallakastër:
Klejdi Saliaj:
Arbër Muçaj:
Përgatiti: AlpeNews.al