• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNUAN BARBARISHT TË BURGOSURIT/ Kush janë POLICËT që “abuzuan” me detyrën. Nga i sëmuri tek… (FOTOT)
Home
Ekskluzive

DHUNUAN BARBARISHT TË BURGOSURIT/ Kush janë POLICËT që “abuzuan” me detyrën. Nga i sëmuri tek… (FOTOT)

1 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Fushë Krujës ku dy policë kanë masakruar në mënyrë barbare një të burgosur që vuante nga një semundje.
Fatkeqësisht, raste të tilla nuk janë të pakta në Shqipëri. Ndonëse të burgosurit kanë “fajet e tyre” pasi siç dihet komunikimi mes palëve nuk është aq i mirë, policët nuk duhet në asnjë mënyrë të prekin psikologjikisht e fizikisht një person brenda apo jashtë institucionit në fjalë.
Çfarë ndodhi dje:

Rrahën të burgosurin në Fushë Krujë
Një ngjarje e rëndë është raportuar dje rreth orës 09:30 në institucionin e Policisë së Shtetit (dhe menjëherë në mediet shqiptare), për një rast masakrimi (dhunë fizike dhe psikologjike) ndaj një të dënuari, identiteti i të cilit u shfaq për mediet si Adriatik Lala.

Efektivët e Policisë që kanë shkaktuar dhunën janë Agron Babasi dhe Ervis Beshi.

Lala konfirmohet nga vendimi i marrë i Gjykatës së Tiranës se është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj heqje lirie (dhe dënimin do ta kryente në IEVP Fushë Krujë).

Ndërkohë që dyshimet e para janë për dy punonjës të sigurisë në këtë institucion (përkatësisht për Agron Babasin dhe Ervis Beshin). Të dy punonjës policie në IEVP Fushë Krujë.

ALPENews.al ka gjetur identitetin e të dy policëve.

Agron Babasi

Ervis Beshi

Cigaret bëhen shkak i sherrit
Burgu 313

Njëri prej të burgosurve në burgun 313, Emiljano Kiptiu ka qenë duke pastruar ambientet e brendshme të burgut. Ndërsa kryente punën e tij, të burgosur të tjerë i kanë dhënë disa cigare si shpërblim për pastrimin e dhomave të tyre. Pasi ka mbaruar punë, ai është nisur të kalojë në seksionin tjetër, por këtu është ndalur nga polici i shërbimit, që në gjuhën e të burgosurve quhen ndryshe “polic kolone”.

Ai i ka kërkuar 18-vjeçarit që t‘i dorëzonte cigaret që kishte mbledhur nga të burgosurit e tjerë, por djaloshi nuk ka pranuar. Atëherë, punonjësi i policisë ka filluar ta qëllojë duke tentuar që t‘ia marrë cigaret. Kjo gjë ka irrituar të burgosurit, të cilët kanë filluar të bërtasin nga qelitë e tyre dhe të kërkojnë që polici të ndërpriste keqtrajtimin e Kiptiut.

Dhunuan të burgosurin, procedohen 4 policë të burgut në Fier

Burgu i Fierit

Katër punonjës të burgjeve janë proceduar penalisht për dhunim ndaj një të burgosuri.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë tha se 4 punonjësit e burgut Fier u proceduan “pasi nga verifikimet e bëra rezulton se kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në këtë institucion të vuajtes së dënimit”.

“Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambientet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores. Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G. Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal”,thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJITHMONË TRADICIONAL/ MILANI përgatit uniformën e tretë për sezonin e ri
Previous article Vajza e Obamës kapet "MAT" me të dashurin. Çifti po bënin... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT