SHÇBA procedon penalisht dy efektive te policise te cilet kane dhunuar deri ne gjendje te fikti 34 vjeçarin.
SHCBA mori deklarimet e 34 vjeçarit të dhunuar edhe deklarimet e disa efektiveve te tjere në Komisariatin e Korçës.
Një 34 vjeçar, ka denoncuar se është dhunuar deri gjendje të fikti brenda komisariatit të Policisë së Korçës ku ishte shoqëruar si i dyshuar për vjedhje. Mariglen Muka thotë se e ofenduan dhe e bënë për spital pasi ai nuk pranoi akuzat. Rasti po hetohet nga Shërbimi Çështjeve të Brendshme, por burimet thonë se efektivët e dyshuar kanë mohuar dhunimin e të riut të Komisariat.
Ky është 34 vjeçari, Mariglen Muka (në foto) nga fshati Kamenicë në Korçë, i cili pretendon se shenjat në trup dhe fytyrë ja ka shkaktuar një efektiv policie brenda komisariatit.
34 vjeçari ishte shoqëruar si i dyshuar për një vjedhje por ai mohon këtë akuzë duke thënë se dhuna e ushtruar ndaj tij e ka çuar në gjendje të fikti, në prani edhe të inspektorit të zonës.


