Një 26-vjeçar u kap në flagrancë mbrëmjen e djeshme duke dhunuar bashkëshorten e tij, kater vjet më e madhe, shtetasen M.L banuese në kryeqytet.
Mësohet nga burime të brendshme të Policisë se shkaku i dhunës ka qenë Xhelozia bashkëshortore.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 12.07.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, M.L., vjeçe 30. Neni 130/a i Kodit Penal.


