Një 43 vjeçar është arrestuar në Shkodër. Kishte ushtruar dhunë ndaj vjehrrës në banesë, më pas u kap nga policia duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi automjetin.
Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.10.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, 43 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi në Dobraç në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës, shtetases Z.T, 61 vjeçe. Shtetasi A.K u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi automjetin. Nenet 130/a dhe 291 të Kodit Penal.


