• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI GRUAN E MË PAS TENTOI VETËVRASJEN/ Ja me sa vite burg dënohet 50-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOI GRUAN E MË PAS TENTOI VETËVRASJEN/ Ja me sa vite burg dënohet 50-vjeçari

16 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Apeli la në fuqi vendimin e gjykatës së Durrësit për 50-vjeçarin që plagosi rëndë gruan se i kërkoi divorcin në mars të vitit të kaluar.

Gjykata e rrethit bregdetar e deklaroi fajtor shtetasin Artan Hasa, për kryerjen e veprës penale të “plagosjes së rëndë me dashje” dhe e dënoi atë me 13 vjet burgim, po në aplikim të uljes së dënimit me 1/3, Hasa u dënua me 8 vjet e 8 muaj burgim. Një vit më parë, ngjarja tronditi rëndë opinionin publik, në prag të ditës ndërkombëtare të grave.

Ngjarja e rëndë brenda familjes ndodhi më 6 mars 2020, pasi një ditë më parë i dënuari kishte marrë njoftim nga gjykata se gruaja kishte kërkuar divorcin. Pas dhunës me pasoja të rënda mbi bashkëshorten, duke menduar se e kishte vrarë, ai tentoi të vetëvarej, por vjehrra e tij, nëna e të dhunuarës, e shpëtoi duke thirrur për ndihmë.

Gjykata vlerësoi se Artan Hasa paraqet një rrezikshmëri të madhe shoqërore, kur mbi nënën e 4 fëmijëve të tij përdor një dhunë “të frikshme, me rrahje në mënyrë të egër dhe pa ndjenja njerëzore, që ka çuar në një pasojë të dhimbshme”.
Ndaj gjykata vlerësoi se dënimi duhet të jetë i ashpër, pasi vepra penale e kryer prej tij paraqet rrezikshmëri shoqërore, cenon raporte të rëndësishme, siç “është nderi e dinjiteti i gruas, shëndeti i saj dhe aq më tepër kur ajo është drejtuar kundër bashkëshortes, vetëm për faktin se duhet të tregonte forcën e tij të burrit, duke e konsideruar familjen si një pronë të tij”.

Pas ankimimit të këtij vendimi nga i dënuari dhe mbrojtja e tij, Apeli i Durrësit, në përfundim të gjykimit, la në fuqi vendimin penal të shkallës së parë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHËNJESTRON TË PAVAKSINUARIT"/ Varianti indian i COVID dyfish më i rrezikshëm dhe vdekjeprurës
Previous article PO TRANSPORTONIN 14 KLANDESTINË/ Arrestohen dy të rinjtë në Gjirokastër

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve Aktualitet

TENSIONET PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë… Aktualitet

"NA PROVOKOI"/ Zbardhet arsyeja pse ndryshoi skenari i protestës së sotme: Rama në zyrë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT