• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNOI GAZETARIN/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq anëtarin e grupit të Suel Çelës, Renato Bodurri! Plani u organizua në Sky Ecc
Home
Aktualitet
Kronikë

DHUNOI GAZETARIN/ Prokuroria e Tiranës çon në gjyq anëtarin e grupit të Suel Çelës, Renato Bodurri! Plani u organizua në Sky Ecc

15 February, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

TIRANE-  Prokuroria kopsit dosjen dhe dërgon në gjyq Renato Bodurrin pasi akuzohet se në bashkëpunim sulmoi fizikisht administratorin e portalit online ‘Pamlefti’, Gjergj Zefi, mbrëmjen e 3 Tetorit 2023, në rrugën “Bardhok Biba” në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda
Ai akuzohet për veprën penale ‘Goditje për shkak të detyrës’ në bashkëpunim parashikuar nga neni 237/1 dhe 25 i Kodit Penal ndaj viktimës, shtetasit Gjergj Zefi.

Në kuadër të hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal nr.6833, Prokuroria e Tiranës arriti në përfundim se shtetasi Renato Bodurrinë bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar kanë kryer veprën penale në fjalë ndaj shtetasit, Gjergj Zefi. administrator i portalit online ‘Pamfleti’.

Hetimet nisën bazuar në referimet e ardhura nga Komisariati i Policisë nr.3, pasi shtetasi Gjergj Zefi ishte paraqitur në Spitalin e Traumës pasi ishte goditur nga pas dhe nuk mbante mend çfarë kishte ndodhur, por nga ekzaminimet u konstatuan dëmtime në kokë, krah dhe buzën e poshtme dhe në të dy këmbët.

Pas këqyrjes së pamjeve filmike në zonën ku kishte ndodhur ngjarja, dëshmisë së banorit i cili shpjegoi se disa persona kishin goditur me shkop shtetasin Gjergj Zefi dhe më pas kishin ikur me vrap drejt një makine të zezë, si dhe identifikimi i automjetit të përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë dërgoi në gjyq shtetasin Renato Bodurrin’ informon policia e Tiranës.

Doli në komunikimet Sky ECC me grupin kriminal

Përgjimet e Sky Ecc në dosjen e SPAK për grupin kriminal të Suel Çelës në Elbasan, ku të përfshirë janë gjyqtarë, ish gjyqtarë, drejtues policie, biznesmenë, killera, ushtarë dhe njerëz të medias, (21 persona në total deri tani) zbuloi rolin e Renato Bodurrit si pjesë e grupit kriminal të Suel Çelës dhe gjithë planin e dhunimit

Makina e Renato Bodurrit rezulton se u përdor për të goditur gazetarin Gjergj Zefi. Nga ana tjetër, Bodurri është menaxher në lokalin e famshëm ‘Living’ në Elbasan, në pronësi të grupit Çopja. Sipas hetimeve nga SPAK, Bodurri dyshohet si mbulesë për të paktën 72 pasuri të organizatës, përfshirë edhe Hajder Çopjan, i njohur si ‘Dari i Dubait’, porositës i disa vrasjeve.

Pas shoqërimit dhe marrjes në pyetje, Bodurri u lirua, duke dhënë si alibi faktin se nuk kishte lidhje me ngjarjen dhe se makinën e tij ia kishin marrë pa pasur dijeni. Por sipas dosjes së re të SPAK për përgjimet e ardhura, Bodurri implikohet në këtë grup të goditur. Bodurri rezulton përdorues i aplikacionit SkyEcc dhe ndërlidhës me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e cila kishte porositur gjithashtu goditjen e gazetarit Saimir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi.

Marjus Lulaj komunikon me Renato Bodurrin në SkyEcc, të cilit i kërkon që të dërgonte telefonin një personi, për të folur me të. Marjus Lulaj është lidhje e ngushtë e Endri dhe Klejdi Çopja, pjesë e grupit të Suel Çelës, shkruan “Prapaskena“.

Më tej, telefoni i shkon Megi Fetah, vajza e gjyqtares Pajtime Fetahu, e cila thotë se ‘mami është e lumtur që po komumunikon me të’. Pajtime Fetahu interesohet nëse banda po e kryen porosinë e saj për të goditur fizikisht dhe ndoshta eliminuar gazetarin Saimir Kodra dhe avokatin Arben Llangozi.

Marjus Lulaj e informon se me kryerje e porosisë për aktin kriminal po merreshin Endri dhe Klejdi Çopja. Endri Çopja është akuzuar për atentatin ndaj Lul Kullës në vitin 2018 si dhe se ka qenë në makinë me Suel Çelën në vitin 2017, kur goditi automjetin e nëndrejtorit të policisë lokale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULON ATENTATET MAFIOZE/ SPAK: Grupi i Leonard Dukës planifikoi vrasjet e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit
Previous article TË DEHUR NË TIMON/ Arrestohen dy persona në Vlorë

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT