Gazetari dhe administratori i televizionit ‘Zjarr Tv’, Ismet Drishti, ka rënë pre e dhunës. Policia njofton se gazetari Drishti është goditur me sende të forta nga një i mitur. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën ‘3 Dëshmorët’ Gazetari Ismet Drishti
Gazetari dhe administratori i televizionit ‘Zjarr Tv’, Ismet Drishti, ka rënë pre e dhunës. Policia njofton se gazetari Drishti është goditur me sende të forta nga një i mitur. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, në rrugën ‘3 Dëshmorët’, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit, shtetasit D. M., i cili mësohet të jetë rreth 15 vjeç.
Mësohet se ka pasur një grindje mes të miturit dhe Ismet Drishtit, pranë redaksisë së “Zjarr Tv”, ku më pas 15-vjeçari ka goditur administratorin e televizionit. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e grindjes mes dy personave, por duket një ngjarje paksa e çuditshme, teksa një i mitur dhunon një person 52-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 05.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, ka goditur me sende të forta shtetasin I.D, vjeç 52, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e D.M. Neni 90 i Kodit Penal.
**********
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një statusi në profilin e saj në Facebook shprehet se administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti është sulmuar nga një grup i maskuar, me të cilët është përleshur në ambientet e televizionit e ka marrë dëmtime në kokë.
Siç thotë edhe Vokshi ky është rasti i dytë që ambientet e këtij televizioni sulmohen. Deputetja drejton gishtin nga policia, e cila ende nuk ka zbardhur ngjarjen e 4 dhjetorit 2017, ku studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën gjatë natës.
STATUSI I PLOTE
Administratori i “TV Zjarr”, gazetari Ismet Drishti, është kërcënuar nga një grup me maska, që ka sulmuar me leva dhe sende të forta ndërtesën e studiove të televizionit.
Gazetari Drishti ka kërkuar ndihmën e policisë, por patrulla e parë policore ka mbërritur shumë vonë. Në përpjekje për të mbrojtur pronën dhe punën e tij, gazetari Ismet Drishti është përleshur me agresorët dhe ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
Në 4 dhjetor të 2017, studiot e televizionit ”Zjarr” u sulmuan dhe u plaçkitën natën, ndërsa policia ende nuk ka asnjë të ndaluar.
Edhe sot, policia nuk ka bërë asnjë veprim për të sekuestruar kamerat e bizneseve përballë studiove të televizionit për të rënë në gjurmë të agresorëve.
Partia Demokratike e dënon me forcë sulmin dhe kërkon hetim të plotë e të shpejtë për ngjarjen e përsëritur kundër gazetarit Ismet Drishti, i njohur për qëndrimet kritike ndaj qeverisë.
Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimeve me shoqatat e gazetarëve dhe organizatat ndërkombëtare për hartimin e një rezolute parlamentare në mbrojtje të jetës dhe profesionit të gazetarëve ne Shqipëri.



