• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“DHUNOHEM ÇDO DITË E FLE NËPËR KOMSHINJ”/ Nëna e tre fëmijëve tregon 10 vitet e vuajtjes: Burri pi, fëmijët i shan e qëllon. Më ndihmoni
Home
Aktualitet
Kronikë

“DHUNOHEM ÇDO DITË E FLE NËPËR KOMSHINJ”/ Nëna e tre fëmijëve tregon 10 vitet e vuajtjes: Burri pi, fëmijët i shan e qëllon. Më ndihmoni

17 July, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mes lotësh e dhimbjes ka ardhur sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24 rrëfimin e një 42-vjeçareje, nënë e tre fëmijëve të mitur. Me ankthin dhe dhunën e vazhdueshme çdo natë nuk e bënë kurrë gjumin e qetë.
Ajo tregon se martesa e saj 10-vjeçare ka qenë me shkuesi dhe një martesë e dështuar ende pa filluar. Në vitin 2010, 42-vjeçarja u largua në emigrim, për një jetë më të mirë së bashku me bashkëshortin. Që muajin e parë të martesës 42-vjeçarja do të dhunohej barbarisht nga burri që i kërkoi dorën dhe i premtoi se do të ishte krahu i saj i djathtë.

Mirëpo gjërat nuk shkuan si duheshin, 42-vjeçarja jetoi mes dhunës dhe ankthit për të tre fëmijët të cilët dhunohen po njëlloj si nëna e vet nga babai. Sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” 42-vjeçarja bëri apel për ndihmë.

“Në familjen time jemi 10 fëmijë. Kemi jetuar jo shumë të varfër por edhe jo shumë të pasur. Jam vajza e vogël e familjes. U martova me shkuesi, motra ime dhe motra e atij ishin shoqe, ai ishte emigrant në Greqi dhe kishte vite. Unë nuk kam pasur njohje të tjera, u fejova në moshën 30-vjeçare, ai nuk e dinte që unë isha 30 vjeç. Mentaliteti ishte shumë i ngushtë. Ne u martuam që në atë vit që u njohëm bashkë. Unë e kuptova që ai ishte alkoolist dhe se më dhunonte pasi u martuam, sepse një muaj pas martese ne të dy u larguam në Greqi. Erdhi në jetë fëmija i parë ai filloi të më dhunonte, nuk kisha mundësi ekonomike ti blija as panolinat, mi merrte mami im me lekët e pensionit. Edhe njerëzit e tij, vjehrra dhe gjyshërit e tij më kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës. Marrëdhënia ime ishte me dhunë dhe lajmërova prindërit, babai vuante nga një sëmundje të keqe. Erdhi mami me vëllain takuan burrin, aty unë ula rrobat dhe i thashë vëllait që shikoje si më ka bërë. Ai zuri sytë dhe i tha tim shoqi që si do të vinte ty nëse motra jote do ishte në këtë gjendje. Por pastaj vëllai më tha që nëse ti vendos të largohesh eja tani me mua por këtu nuk do të kthehesh më. Fëmija ishte 8 muajsh dhe nuk mund ta lija. Unë i thash që nëse ti vë dorë unë do iki te familja e prindërve. Kur ai iku në Greqi, i kisha dy fëmijët e parë dhe shkoja me dy fëmijët në Greqi dhe rrija aty gati një muaj. Aty burri kishte një dhomë në mesin e një are, se ajo shtëpi nuk ishte. I mbyllja fëmijët në atë dhomë dhe shkoja të punoja me ditë, ai shkonte merrte pagesën time dhe unë nuk e dija këtë gjë. Kur kthehesha në Shqipëri kthehesha pa lekë, jo vetëm dhunohesha por edhe mi merrte lekët. Hera e fundit ishte në shtator të vitit të kaluar për shkak edhe të situatës. Unë dhunohem çdo natë që nga data 20 janar e deri më sot edhe largohemi flemë nëpër komshinj. Vjehrra ime, nëna e tij porosit baret që mos t’i japin raki, ai e rreh çunin me shkelma ku ta zëri shkelmi në kokë, në shpine kudo. Unë, vjehrra dhe gjyshja e tij dalim para të mbrojmë fëmijët. Kam telefonuar një inspektor të policisë por ai më pohoi që duhet të shkoj të denoncoj në rajon. Ai më pohoi që unë nuk mund të gënjej sepse ti nuk ke bërë denoncim. Nuk e përballoj dot më jetën kështu dua të merret një masë mos të fle më në rruge”, tregoi gruaja.

Dhoksa Gjoka, përfaqësuese e Forumit të Gruas Elbasan ofroi ndihmë për gruan dhe tha se duhet të nisë nga denoncimi në komisariat.

“Unë do flas me inspektorin e policisë që zonja të shoqërohet për të kërkuar mbrojtjen e saj dhe të fëmijëve. Ajo te strehëza jonë do të akomodohet për urgjencë. Ajo duhet të jetë e vendosur për t’u shkëputur nga dhuna. Ne jemi të gatshëm”, deklaroi Gjoka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article THAÇI KTHEHET SOT NGA HAGA/ Zbret në Rinas e më pas në Kosovë, por ja çfarë e pret në Morinë
Previous article DHUNË NË FAMILJE/ Arrestohen dy persona në Fier e Lushnje

Delo.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli Aktualitet

"MË MORI NË TELEFON"/ Banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni Aktualitet

VRASJA E ÇIFTIT MUJECI/ Lihet në burg bashkëpunëtori i atentatorëve. Kolndreu në gjykatë: Nuk kam dijeni

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s Aktualitet

I SHPALLUR NË KËRKIM PËR ARSENAL ARMËSH/ Ylli Zalla i shpëton operacionit të RENEA-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT