• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNIMI I ISH-KREUT TË PD NË LEZHË/ Policia: Kemi sekuestruar pamje filmike në një territor të gjerë! Vijojmë
Home
Breaking News

DHUNIMI I ISH-KREUT TË PD NË LEZHË/ Policia: Kemi sekuestruar pamje filmike në një territor të gjerë! Vijojmë

11 May, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia thotë se ka sekuestruar pamje filmike të kamerave në një territor të gjerë, të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve të dhunës barbare që u ushtrua ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike në Njësinë Administrative Dajç, Sokol Toma.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 09.05.2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut, ku shtetas ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, të cilit i kanë shkaktuar dëmtime në trup, sqarojmë se:

Menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ish-funksionari i PD-së, është dhunuar të shtunën e 9 majit nga dy persona ende të paidentifikuar. Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00, në autostradën Mamurras-Laç, pranë fshatit Sanxhak të Kurbinit, ku sipas dëshmisë së tij, po kthehej nga Tirana për në Lezhë. Dhunuesit, të maskuar dhe ende të paidentifikuar i kanë prerë rrugën, e kanë goditur me sende të forta dhe pastaj janë larguar, ka deklaruar ai. Gjithashtu, i kanë marrë edhe celularin.

Pas ngjarjes,Toma u konstatua në makinë në gjendje shoku nga kalimtarët dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet motivet e kësaj ngjarjeje, por paraprakisht dyshohet për ndonjë konflikt lidhur me biznesin e tij si ndërtues pallatesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSEN RËNDË DY TË RINJTË NË FIER/ Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin. Ja çfarë ndodhi
Previous article E RRALLË/ “I ngrirë” për orë të tëra në Siberi, burri rikthehet në jetë pasi zemra i kishte ndaluar

s.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person... Aktualitet

ÇFARË NDODHI NË DURRËS? Sherr i madh mes të rinjve, një person...

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua Aktualitet

APARTAMENTE, BANESA DHE LLOGARI BANKARE/ GJKKO sekuestron pasuritë e 5 anëtarëve të grupit kriminal, mes të cilëve edhe një grua

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime Aktualitet

TRAGJEDIA NË POSTRIBË/ DETAJET: Gjenden një shishe benzinë dhe bombol gazi, dyshohet se pati shpërthime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT