• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNIMI I AVOKATIT/ Përplasja në gjyq me prokurorin një ditë para rrahjes, nga fyerjet “FSHATAR” tek kërcënimet
Home
Breaking News

DHUNIMI I AVOKATIT/ Përplasja në gjyq me prokurorin një ditë para rrahjes, nga fyerjet “FSHATAR” tek kërcënimet

21 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kamerat e sigurisë së një subjekti afër Prokurorisë së Durrësit kanë fiksuar momentin e dhunimit të avokatit Ilia Ilia dhe kanë identifikuar si autorin kryesor shtetasin Mondi Voga.

Ky i fundit është shpallur në kërkim që ditën e ngjarjes, pasi vetë i dëmtuari ka arritur ta identifikojë atë që në momentin e parë dhe ta referojë emrin e tij në organin e hetimit si person që ka lidhje me prokurorin Arjan Ndoj. Lidhja e prokurorit me agresorin e avokatit është konfirmuar tashmë edhe me foto mes tyre.

Për këtë shkak, Arjan Ndoj është person në hetim si i dyshuar se ka organizuar sulmin ndaj avokatit, me të cilin ishin konfliktuar keqas verbalisht një ditë para ngjarjes në një seancë gjyqësore.

Pasi avokati i është drejtuar duke e cilësuar atë “fshatar”, prokurori ia ka kthyer po në sallën e gjyqit se “do të bëhesh pishman”.

Të paktën ky është versioni i treguar nga i dëmtuari Ilia për “Panorama” ditën e ngjarjes, çka ai akuzoi publikisht prokurorin si organizator të sulmit. Madje ai ashtu i përgjakur pas ngjarjes, është ngjitur në zyrën e prokurorit nga ku i është drejtuar se “do të ma paguash shtrenjtë këtë që më bëre”.

Gjatë marrjes në pyetje, Arjan Ndoja ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Tashmë, mbetet enigmatike se si ka korresponduar në mënyrë kaq zinxhir brenda dy ditësh e gjithë situata, ku një ditë më parë avokati konfliktohet me prokurorin dhe të nesërmen, miku i këtij të fundit e dhunon avokatin përpara derës së Prokurorisë.

Vetë avokati deklaroi ditën e ngjarjes se agresori i kishte përmendur incidentin me prokurorin Ndoj para se ta godiste.

“Më datë 19.07.2018 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe po punohet për kapjen e shtetasit M.V., 42 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Në bashkëpunim me një shtetas tjetër, pranë Gjykatës Durrës, ka goditur me grusht avokatin I.I., vjeç 60, banues në Durrës. Gjithashtu, është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tij dhe po punohet për arrestimin e tij”,- deklaroi Policia.

Ndërkaq, mësohet se Policia e Durrësit ka shkuar në banesën e Mondi Vogës në Krujë, por ai mesa duket kishte marrë arratinë. Voga u shfaq pa maska bashkë me bashkëpunëtorin e tij. Në pamjet e kamerës së sigurisë duket që personi tjetër largon një inspektor policie, me të cilin Ilia po shoqërohej në ato momente. Më pas, Voga e qëllon me grushte, derisa inspektori dhe një tjetër qytetar ndërhynë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kupa e Kampionëve/ Dortmund mposht Man City me një penallti të Gotze (VIDEO)
Previous article EFEKTET E "FAKE NEWS"/ Vdekja e miliarderit rus ngre pikëpyetje mbi vlerën e lajmit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT