• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË, TRADHTI E KONFLIKTE FAMILJARE/ Nga Fatbardha, tek Bruna, TRE rastet kur burrat janë bërë shkaktarë për VETËVRASJET e grave të tyre
Home
Ekskluzive

DHUNË, TRADHTI E KONFLIKTE FAMILJARE/ Nga Fatbardha, tek Bruna, TRE rastet kur burrat janë bërë shkaktarë për VETËVRASJET e grave të tyre

5 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Dhuna, tradhtia dhe konfliktet e shumta në familjet shqiptare po kthehen në ngjarje me fundin më të trishtë, ku fatkeqësishtë gratë janë të detyruara të marrin një vendim ekstrem për jetën e tyre pas mospërballimit të situatave të tilla.

Tre ngjarje ndodhën njëra pas tjetrës në tre familje shqiptare, ku dy në Shqipëri dhe një prej tyre në Greqi, ku pas situatave të rënda në familjet e tyre tre gara i dhanë fund jetës duke u vetëvarur apo vetëhelmuar.

Alpenews.al ju rikujton tre ngjarjet të ndodhura së fundmi të cilat shokuan mbarë opinionin publik.

Vret veten shqiptarja në Greqi pas tradhëtisë

Fatbardha Pali u vetëvar para dy ditësh në banesën e saj në Pirgos, Greqi. Autoritetet lokale zbuluan trupin e saj disa metra larg spitalit të zonës.Shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet se lidhen me problemet familjare dhe dhunën psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj. Madje, dyshohet se ai e tradhtonte.Kjo nxitur nga disa letra që viktima ka lënë më publikisht në Facebook para se të vdiste. Ajo ka përshkruar tradhtitë që burri i saj bënte me kunatat dhe shumë femra të tjera. (KLIKO LINKUN PËR TË ZBULUAR DETAJE NGA LETRA)

18-vjeçarja vrau veten me fostoksinë

Një vajzë 18-vjeçare nga një fshat i Lushnjës Bruna M, i dha fund jetës më 2 shkurt duke pirë fostoksinë. Për policinë, e cila po heton ngjarjen e rëndë, vajza dyshohet ta ketë kryer këtë veprim në kushte të rënduara psikologjike pas konflikteve të vazhdueshme me të fejuarin e saj 24-vjeçar nga një fshat pranë, vetëm 3 kilometra larg.Prindërit e vajzës e cila mësonte në vitin e tretë në gjimnaz, janë të mbytur nga dhimbja dhe refuzojnë të flasin për mediat.

Ndryshe ndodh në familjen e djalit, ndaj të cilit ka nisur një hetim në gjendje të lirë. Ata përpiqen të shuajnë çdo zë se mes çiftit kishte probleme. Vjehrra e vajzës 18-vjeçare thotë se ndaj të resë nuk është ushtruar dhunë, dhe të gjithën ja lë ngarkesës që vajza ja pasur në shkollë. Edhe babai i djalit 24-vjeçar tenton ta orientojë situatën e rënduar të nuses së tij të ndjerë, tek shkolla, duke pretenduar se bullizohej nga shoqet.

 

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve në Durrës

Rasti i fundit është ai ii Bedire Bushës, ajo që u pa në sytë e të gjithëve, ishte vetëvrasje e një gruaje në kushtet e rëndesës psikologjike nga presioni social dhe bullizmi pas denigrimit në Tik-Tok, fsheh pas një histori të trishtë të dhunës në familje, deri në kërcënime me jetë nga bashkëshorti që e akuzonte për tradhti.

Teksa pas tragjëdisë, policia gjurmonte kush e hapi profilin denigrues në Ti-Tok me emrin e nënës së 4 fëmijëve,  që i dha fund jetës me fotoksinë më 2 janar 2024 zërat e vëllezërve të të së ndjerës, gjithashtu banues në Sukth të Durrësit, nxitën policinë të orientohet drejt një tjetër piste. Ku bashkëshori ii saj e çoi drejt kësaj tragjedie.
Xhemal Loka 45-vjeçar është zënë ngushtë përballë fakteve të forta kundër tij. Njëri prej fëmijëve u tha efektivëve se e mbante mend shumë mirë datën 27 dhjetor, kur babai kërcënoi me thikë për të vrarë nënën në prezencë të tij, episod të cilin gruaja e ndjerë nuk e kishte kallëzuar në polici. Fëmijët e tjerë rrëfyen se mes prindërve kishte sherre të shpeshta përmes telefonit dhe kërcënime sa herë që babai vinte nga emigracioni
Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBRETI CHARLES III DIAGNOSTIKOHET ME KANCER/ Pallati Mbretëror: Ja si paraqitet gjendja e tij
Previous article NË PRITJE TË ËMBËL/ Sara Hoxha zbulon pa dashje gjininë e fëmijës që po pret Olta Gixhari

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT