• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DHUNË NDAJ GRUAS DHE DJALIT/ Gruaja rrëfen 10 vite tmerr: Baste dhe alkool, më pas…
Home
Breaking News

DHUNË NDAJ GRUAS DHE DJALIT/ Gruaja rrëfen 10 vite tmerr: Baste dhe alkool, më pas…

9 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Antoneta erdhi nga Pogradeci në Tiranë në fillim të viteve ‘90. Me bashkëshortin nisi një jetë të re. Të dy shisnin në treg për të fituar jetesën, por…

Antoneta erdhi nga Pogradeci në Tiranë në fillim të viteve ‘90. Me bashkëshortin nisi një jetë të re. Të dy shisnin në treg për të fituar jetesën, por jeta e Tiranës i mësoi burrit të saj zakone të reja.

“Letra, loto shumë nëpër xhepa. Vinte lahej dhe nxirrte nga 3-4 dhe kur nuk fitonte pinte raki. I hyri në gjak bixhozi dhe po të mos luante, edhe sikur pesë lekë të kishte, ishte e pamundur. Po i lë, thoshte, por do t’i marr”, tregon ajo.

Loto dhe alkool e më pas dhunë ndaj gruas dhe djalit, atëherë 7 vjeç që e lajmëronte nënën kur futej në shtëpi në këtë mënyrë.

“Është i pirë më thoshte, por mos bëj shamata më thoshte djali. I vija bukën në tavolinë, e hidhte poshtë bashkë me tavolinën. Më ka rrahur shumë herë, nuk numërohen. Me shishe, grusht. Më ka bërë për spital, por i duroja dhimbjet në shtëpi. M’u ça nofulla njëherë dhe nuk më pushonte gjaku. Nuk e lajmërova policinë se më vinte turp”, rrëfen ajo mes lotësh.

Kaluan 10 vjet nën dhunë fizike, ankth e sherr.

“Më parë ta kisha marrë vendimin e të shkoja në gjykatë. Fëmijët nuk donin të rrinin me të, asnjëri. As i madhi, as i vogli. Më thoshte që unë do të vars, unë do të bëj…”, shton ajo.

Në gjykatë njohu edhe gra të tjera si ajo.

“Aty sikur u bëra me krahë kur kisha shoqe në gjykatë. Nuk isha e vetme për shkak të bixhozit, lotove e rakisë. Kur pinte më godiste dhe herë tregoja e herë jo. Doja ta falja, por më shumë lot sesa bukë kam ngrënë. Halle pa peshore”, deklaron ajo.

Nga stresi dhe jeta e vështirë kaloi disa sëmundje të rënda, por në fund arriti t’i mbijetojë si sëmundjes, ashtu edhe dhunës.

“Hoqa gjirin, i kisha hequr që të dy po ato strese të mos i kisha kaluar. Jo zemra, tensioni të gjitha nga streset që kam kaluar”, vazhdon ajo.

Ka një mesazh për gratë që po vuajnë atë që ajo kaloi.

“Të mos durojnë asnjë fije floku! Jeta një herë vjen. Një burrë pijanec e bixhozxhi, po nuk ndryshoi vitin e parë, të ndahet. Me punë i dilet mbarë çdo gjëje”, këshillon Antoneta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRESIDENTI SERB NË MITROVICËN VERIORE/ VUÇIÇ: Serbia nuk do njoh pavarësinë e Kosovës, por as nuk do të nxis luftë
Previous article POLITIKA URON KAMPIONIN/ Xhaçka: Më të mirat për ty Gjetan Keta dhe për të gjithë të talentuarit

k.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin... Breaking News

TAKIM ME KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NEW YORK/ Rama: Shqipëria e sotme nuk është më vendi që ka nevojë për ndihma! Kemi nisur krijimin...

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare Aktualitet

FLUKS UDHËTARËSH NGA KOSOVA NË SHQIPËRI/ Nga 30 shtatori rikthehen kontrollet kufitare

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles Aktualitet

U RISHPALL NË KËRKIM NGA SPAK/ 500 mijë € për kokën e tij, lufta me Martinajn dhe Dubai, historia e Indrit Dokles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT